Meta: Parlamenti duhet të
jetë më i pavarur financiarisht

Meta: Parlamenti duhet të<br />jetë më i pavarur financiarisht
Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh sot se Parlamenti i ardhshëm duhet të jetë më i fortë dhe të ketë më shumë kompentenca për kontrollin ndaj qeverisë.
 
Në një aktivitet në kuadër të projektit “Fuqizimi i mëtejshëm i Kuvendit të Shqipërisë në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE", Meta tha se duhet të ketë më shumë kompetenca financiare. 
 
“Kuvendi ynë ka nevojë të forcojë më tej kapacitetet e mbikëqyrjes parlamentare mbi punën qeverisë dhe institucioneve të pavarura. Kuvendi ynë duhet të krijojë më tepër pavarësi financiare buxhetore nga qeveria në përputhje me praktikat më të mira europiane. Pavarësisht progresit më shumë punë duhet të bëhet në drejtim të forcimit të transparencës dhe kapaciteteve administrative të Kuvendit. Dua të shpreh bindjen e plotë se implementimi me sukses i këtij projekti binjakëzimi do t’i shërbejë adresimit të gjithë këtyre çështjeve prioritare dhe jam i bindur që do të jetë bashkëpunim i suksesshëm”, tha Meta. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari