Meta: Pas dekriminalizimit të 
ecim drejt reformës në drejtësi

Meta: Pas dekriminalizimit të <br />ecim drejt reformës në drejtësi
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh sot se aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit do të miratohen nga Kuvendi nesër. Sipas kreut të Kuvendit, konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës është arritur dhe se ajo që mbetet është votimi në Kuvend gjatë seancës të ditës së premte.

"Duhet të bashkohemi të gjithë nesër për të miratuar vendimin pasi konsensusi është arritur. Sot është punuar gjatë gjithë ditës, dhe është momenti i duhur nesër për të përmbyllur këtë vendim, miratimin e tij, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin. Pasi kemi dhe një afat kohor që duhet të hyjë në fuqi dhe të fillojë zbatimi i tij në mënyrë të plotë. Bëhet fjalë për të plotësuar një detyrim të Kuvendit, për një vendim i cili zbaton në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimit", u shpreh Meta.

Sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për të ndryshuar ligjin e dekriminalizimit për rastet e arrestimit në flagrancë, Meta tha se Kuvendi ka rregullat dhe procedurat e tij, dhe do të respektohen, por shtoi ai, nuk duhet të zhvendoset vëmendja e reformave nga debatet e tjera.

"Mund të diskutohet në çdo kohë, siç e parashikon rregullorja e Kuvendit. Por të mos e zhvendosim debatin nga një detyrim imediat të Kuvendit me çështje të tjera, pasi Kuvendi ka për të detyrë të respektojë afatet dhe detyrimet e tij në zbatim të këtij ligji. Respektojmë çdo kërkesë të drejtë, konstruktive të opozitës, por duhet të ecë sipas rregullores. Duhet të bashkohemi të gjithë nesër për të miratuar vendimin pasi konsensusi është arritur. Por të mos e zhvendosim debatin nga një detyrim imediat të Kuvendit me çështje të tjera, pasi Kuvendi ka për të detyrë të respektojë afatet dhe detyrimet e tij në zbatim të këtij ligji. Respektojmë çdo kërkesë të drejtë, konstruktive të opozitës, por duhet të ecë sipas rregullores", theksoi Meta.

Ai vlerësoi mesazhet e kryediplomates së BE, Federica Mongherini, si impulse pozitive për bashkëpunimin parlamentar në vend, ndërsa u shpreh se hapi i radhës i reformave duhet të jetë paketa kushtetuese për reformën në drejtësi.

"I ftoj të gjithë, edhe duke patur në konsideratë mesazhet për bashkëpunim që dha Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mongherini në Kuvend, të bashkojmë forcat për të ecur shpejt në të gjitha reformat kryesore, sidomos atë të drejtësisë dhe njëkohësisht për të patur një frymë më konstruktive, më respekt për njëri- tjetrin, por mbi të gjitha për të vënë në plan të parë interesat e qytetarëve shqiptarë. Ne e kemi zakon që konsensusin e lëmë për minutat e fundit dhe kjo mendoj se ka ndodhur në rastin ën fjalë, pasi vendimi duhet të miratuar më kohë. por edhe vizita e Mongherinit do të ketë sjellë impulse pozitive për bashkëpunimin parlamentar në vend", theksoi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Redaksia online
(L.Q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'