Meta pas takimit me Bashën:
I gatshëm për të gjetur zgjidhje

Meta pas takimit me Bashën:<br />I gatshëm për të gjetur zgjidhje
Kryeparlamentari Meta ka bërë me dije pas përfundimit të takimit se i ka kërkuar kryetarit të PD-së Basha miratim sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi. Meta tha se e siguroi kreun e Partisë Demokratike “për përkushtimin maksimal për të garantuar një proces parlamentar legjitim në miratimin e paketës për reformën në drejtësi”.
 

"I kërkova miratim sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi. I shpreha kënaqësinë për mbështetjen që i ka dhënë reformës. Kam kërkuar mirkuptimin për zhvillimin  e procedurave dhe miratimin e kalendarit. Basha më shprehu angazhimin e opozitës dhe ai më njohu me çështjen që mban palët pezull atë ët formulës së zgjedhjes së institucioneve të reja.  Në cilësinë e kreut të Kuvendit mbetem i hapur për dialog që të miratojmë sa më parë reformën më themelore dhe më të rëndësishme për Reformën."-tha Meta
 
Basha ka shprehur hapur dyshime se mazhoranca po kërkon të blejë deputetë të opozitës. Madje Basha ka paralajmëruar me djegie të mandateve të opozitës nësë trafikohen votat e saj.
 
Kryeparlamentari Meta tha se i shprehu Bashës kënaqësinë për angazhimin e opozitës në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese dhe mbështetjen që i ka dhënë opozita reformës. Ai u shpreh se ka kërkuar mirëkuptimin për zhvillimin e procedurave parlamentare dhe miratimi sa më shpejt dhe të padiskutueshëm të reformës. Kryetari i Kuvendit bëri publik edhe qëndrimin e Bashës.  
 
“Kryetari i opozitës më shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës dhe më njohu për këtë qëllim me të vetmen cështje parimore që sipas opozitë ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së instiucioneve të reja, që sipas opozitës duhet bërë në përputhje me rekomandimin 88 të Venecias”.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të pranojë në asnjë mënyrë variantin e votave të rezervuara. Por Meta, që tha se ishte njohur vetëm sot me këtë pretendim të opozitës, garantoi angazhim maksimal për gjetjen e një zgjidhje.

“Sot jam njohur me një pretendim konkret. Do ta dëgjoj me vëmendje. Besoj se me vullnet të mirë i kemi të gjitha mundësitë që shumë shpejt, mundësisht që dje, apo që para një muaji, të ecim me procedurat parlamentare në mënyrë konsensuale. Për mua është shumë e rëndësishme të bëhen të gjitha përpjekjet në orët që vijnë, në minutat që vijnë për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe partnerëve ndërkombëtarë, një reformë kushtetuese në drejtësi, e cila të garantojë standardet më të mira ndërkombëtare dhe njëkohësisht të jetë një reformë që të ketë përkrahjen e të gjithë aktorëve politikë, pasi është një reformë për vitet që vijnë”.

 Meta tha se ai i ka kërkuar ndjesë PD-së për gabimin teknik që ndodhi në kalendarin e Kuvendit  të ndryshimeve kushtetuese.
 
"I shpreha ndjesën për gabimin teknik në kalendarin e kuvendit dhe e sigurova për angazhimin tim maksimal për të garantuar një procedurë parlamentare për reformën në drejtësi"
-tha Meta
 
Lidhur me takimin kryeparlamentari Meta tha se para se të bënte publike ftesën i ka telefonuar më parë kryetarit të demorkatëve me qëllimin për të bërë një takim edhe me kryeministrin Rama por ka qënë kryedemokrat që ka preferuar që takimi të jetë mes tij dhe Metës

“Në cilësinë e kryetarit të kuvendit mbetem i hapur për dialog me të gjitha palët me qëllim që të miratojmë me transparencë. Unë kam gjetur disponimin pozitiv në këtë bisedë takim zyrtar nga zoti Basha që, në momentin që sipas opozitës gjendet një marrëveshje edhe për të vetmen cështje parimore, ata janë të hapur për të ecur me shpejtësi për procedurat e vlefshme paralemntare. A qëndron apo jo pretendimi i tyre, rezervoj të drejtën për t’u përgjigjur, pasi nuk kam qenë i përgatitur për këtë, pasi nuk kam qenë pjesë e diskutimeve, për t’u deklaruar ju se si qëndron e vërteta. Natyrisht që e kam mbajtur shënim dhe do të kem në konsideratë këtë pretendim se sa qëndron. Së dyti lidhur me pyetjen a keni rakorduar me zotin Rama. Mund t’ju them se ia kam bërë të qartë zotit Rama iniciativë për t’u takuar me zotin Basha, madje për të qenë më transparent me ju, pas krijimin e keqkuptimit për gjoja futje fshehurazi për ndryshimet kushtetuese, që në cdo rast do të ishte një veprim i marrë dhe mjaft i pajustifikueshëm për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër… pra , duke marrë shkas nga kjo situatë dhe nga kriza e kohës, kam qenë i detyruar të kërkoj një takim në nivelin më të lartë me opozitën parlamentare dhe kryetarin e PD.

Përpara se të bëja publike ftesën me të i kam telefonuar (Ramës). Ideja ime ka qenë që të takohem edhe me zotin Basha dhe zotin Rama dhe pse jo edhe përfaqësues të misioneve që na asistojnë, për të rakorduar kalendarin dhe për të shtyrë procesin. Zoti Basha ka preferuar të ishte me mua si kryetar i kuvendit, pasi sipas tij ai o kishte dsikutuar cështjet me zotin Rama. Jam treguar fleksibël, sic e keni vënë re për gjithcka, pasi për mua nuk ka gjë më të rëndëishme se kurorëzimi me sukses i këtij procesi. Do kem mundësi të takohem me zotin Rama dhe përfaqësues të tjerë”,
u shpreh Meta në konferencën për shtyp pas takimit me Bashën.



Konferencë për shtyp e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

Ora 13:30 Takimi që zgjati 2 orë
Është mbyllur pas rreth 2 orësh takimi i shumëpërfolur mes kryeparlamentarit Meta dhe kreut të Demokratëve Lulzim Basha në ambientet e hotel Rogner në kryeqytet.

Takimi ka nisur rreth orës 11:10,  pas vonesës prej 7 minutash të kryetarit Basha dhe ka zgjatur plot 2 orë. Ndërkohë që ende nuk dihet asnjë detaj nga takimi që po mban pezull mediat dhe jo vetëm në konfirmimin ose jo të arritjes së një marrëveshje mes palëve për Reformën më të madhe në vend atë të Drejtësisë.

Takimi erdhi në ditën që shënon edhe ditëlindjen e demokratit Basha,  të cilit kryeparlamentari i ka dhuruar si simbolikë edhe të moshës së tij një buqetë me 42 trëndafila ngjyrë blu.

Qëllimi që bashkoi demokratin dhe keun e LSI-së është reforma në Drejtësi dhe ngërçi pas mos dakordësisë mes Bashës dhe kryeministrit Rama. 

Në takimin kreu i LSI u shoqërua nga shefi i kabinetit të tij  Sokol Dervishi ndërkohë qe Basha nga deputeti Oerd Bylykbashi. 

***
Më herët Meta tha se drafti duhet të kalojë në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, ndërsa theksoi se duhet adresuar zgjidhja përfundimtare e miratimit të reformës në seancë. Kreu i Kuvendit tha gjithashtu se takimi duhet të zhvillohet deri ditën e hënën, ndërsa vendin dhe formatin e tij ia la në dorë Bashës.

Pas dështimit të paralajmëruar nga Sali Berisha të takimit Rama-Basha, kreu i Parlamentit, Ilir Meta, mori në dorë negociatat për miratimin e Reformës në Drejtësi. Kur SHBA akuzoi opozitën për dështimin e negociatave dhe mbështeti vendimin e mazhorancës për të miratuar e vente draftin, Ilir Meta i dha edhe një tjetër mundësi Bashës, duke e ftuar që të uleshin në këtë tryezë, për të diskutuar lidhur me projektin kushtetues.  

Në kushtet kur mazhoranca ka deklaruar se nuk do të pranojë kurrsesi ndarjen politike të vendeve të lira në institucionet e drejtësisë, mbetet për t’u parë produkti dhe qëllimi i këtij takimi. Po pse po takohen realisht Lulzim Basha dhe Ilir Meta? Çfarë fshihet pas heshtjes së Partisë Socialiste? A do të tërhiqet mazhoranca nga formula e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të drejtësisë? Apo Lulzim Basha do ta përdorë takimin me Metën si alibi për t’u tërhequr nga vendet e rezervuara?

Ora 13:05 Largohet edhe krydemokrati Basha nga Rogner
Edhe Basha është larguar nga ambientet ku u mbajt takimi për tju drejtuar selisë së tij nga ku mësohet se dhe ai do të ketë një komunikim me mediat, megjithatë kjo mbetet ende e pakonfirmuar

largohet basha

Ora 13:00 Largohet kryeparlamentari Meta
Pas takimit kreu i LSI është larguar nga ambientet e hotel Rogner i pari ashtu sikurse erdhi. Meta do të ketë një prononcim zyrtar për mediat nga kryesia e Kuvendit për detaje nga takimi

largohet meta

takmi meta basha
takmi meta basha
(Meta dhe Basha në tryezën ku po zhvillohet takimi)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij