TIRANË- Identifikimi i pikave kyçe ku Gjermania mund të ofrojë mbështetje për integrimin e Shqipërisë, ka qenë fokusi i takimit në Tiranë mes delegacionit të Bundestagut dhe zëvendskryeministrit Niko Peleshi.
Kryetari i Komisionit për Ekonominë, Bujqësinë, Mjedisin, Turizmin dhe Infrastrukturën, Johannes Selle tha gjatë takimit, se eksperienca e bashkimit të dy Gjermanive i ka dhënë mundësinë të shohë sesa i vështirë mund të jetë procesi i integrimit, por shtoi se “beson tek potenciali i brezit të ri në Shqipëri dhe përshpejtimi i ritmeve të integrimit”.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri Peleshi tha se qeveria i shesh reformat integruese jo thjesht si kërkesa të Bashkimit Europian, por si domosdoshmëri për zhvillimin e vendit. Ndërkaq, Peleshi shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të krijuar një klimë sa më të mirë për investimet gjermane në Shqipëri.
Theksi u vu në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, ku sipas Metës, “Shqipëria mbështetet te Gjermani jo vetëm për integrimin në Bashkimin europian, por dhe për arritjen e stantardeve europiane në vend”.
“Shqipëria është e vendosur të avancojë me reformat e nisura, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian, por veçanërisht në funksion të thithjes së investimeve të huaja dhe forcimit të stabilitetit në rajon”- vazhdoi Meta.
Ndërkaq, Meta evidentoi Grupi parlamentar i miqësisë Shqipëri-Gjermani do të ndikojë në nxitjen e bashkëpunimit mes Kuvendeve të dy vendeve. Përfaqësuesit e Bundestagut gjerman u shprehen se marrëdhëniet e shkëmbimet mes parlamentarëve rrisin kontaktet mes popujve.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com