Meta përfshihet në fushatë, i jep 'hua' këshilltarin e tij Lulzim Bashës për shkrimin e programit

Meta përfshihet në fushatë, i jep 'hua' këshilltarin e tij Lulzim Bashës për shkrimin e programit

Këshilltari i Ilir Metës, Petraq Milo në prezantimin e programit ekonomik të PD-së

TIRANË- Partia Demokratike prezantoi sot programin e saj ekonomik. I pranishëm në këtë aktivitet mirëfilli politik dhe elektoral ishte edhe Petraq Milo, aktualisht këshilltar për Ekonominë i Presidentit Ilir Meta.

Edhe pse Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe këshilltarët e tij të pavarur, kjo nuk e ka penguar Ilir Metën që të dërgojë këshilltarin e tij Milo për të punuar për programin e PD dhe të marrë pjesë hapur në një aktivitet politik.

Një sjellje e tij bie në fakt ndesh dhe me veprimin e bërë pak kohë më parë nga vetë Presidenti. Kujtojmë që Ilir Meta “detyroi” ish-këshilltarin e tij të sigurisë Bahri Shaqiri që të jepte dorëheqjen për t’u angazhuar tek LSI, ndërsa Edmond Panaritin që të linte teserën e partisë së tij për ta emëruar si këshilltar në Presidencë.

Petraq Milo, nga viti 2005 deri në vitin 2013 ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Berishës për financat publike dhe politikat monetare. Ndërsa nga nëntori i vitit 2019 mban pozicionin e Këshilltarit Ekonomik të Presidentit të Republikës./TemA

Këshilltarët e presidentit Ilir Meta, mes tyre edhe Petraq Milo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka