Meta:Periudha e keqe e qeverisë kaloi, mbartëm shumë probleme
Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë prezantimit të kandidatëve në tre bashkitë e jugut, theksoi se periudha e keqe e qeverisë duke shtuar se tashmë e ardhmja është e sigurt dhe progresive.Meta prezanton kandidatet për Gjirokastrën, Tepelenën, Memaliajn e Libohovën. VIDEO
GJIROKASTËR - Kreu i Kuvendit i Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka prezantuar zyrtarisht pasditën e sotme kandidatët për Gjirokastrën, Tepelenën e Libohovën. Në Tepelenë gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se periudha e keqe e qeverisë duke shtuar se tashmë e ardhmja është e sigurt dhe progresive.
"Periudha më e vështirë e kësaj qeveria ka kaluar. Mbarti shumë probleme nga e kaluara, e ardhmja është e sigurt dhe progresive."- tha Meta në Tepelenë gjatë prezantimit të kandidatit Termet Peçi dhe kandidatit të Memaliajt Durim Roshit.
Meta prezanton kandidatet për Gjirokastrën, Tepelenën, Memaliajn e Libohovën Kreu i LSI-së, Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe deputeti Vangjel Tavo ka prezantuar në Gjirokastër kandidaturën e mazhorancës për këtë Bashki.
Prezantimi zyrtar i kandidates Zamira Rami është bërë gjatë një takimi të përbashkët mes PS-LSI, ku është vendosur që kryebashkiaku aktual do të jetë edhe koordinator i këtij koalicioni për Bashkinë e Gjirokastrës.
Meta gjatë fjalës tij u ndal edhe tek kryebashkiaku aktual, Flamur Bime, ku theksoi se pavarësisht se Flamur Bime kishte konflikt me deputetin e LSI-së Vangjel Tavon, ai gëzonte respekt për Bimen dhe se kishte mik.
Po gjatë ditës së sotme, Meta ka prezantuar në Libohovë kandidaten Luiza Mandi, në këtë takim ai u shpreh i sigurt për fitoren e mazhorancës në të gjithë vendin.