Meta: Përjashtimi i Islamit
nuk besoj se po ndodh në PS

Meta: Përjashtimi i Islamit<br />nuk besoj se po ndodh në PS
TIRANË – Kryetari i LSI Ilir Meta komentoi sot vendimin e kryesisë së PS, për përjashtimin nga grupi kuvendor të deputetit Kastriot Islami. Në një komunikim me median Meta tha se nuk është në dijeni të asnjë gabimi nga ana e Islamit.
“Unë nuk dua ta besoj përjashtimin e Kastriot Islamit nga Partia Socialiste. Ka 21 vite jetë dhe në Partinë Socialiste nuk ka ndodhur një ngjarje e tillë, për më tepër kur bëhet fjalë për një personalitet që ka kontribuar në themelimin dhe jetën e saj. Sa i takon Islamit unë them se ai do u bënte nder partive socialiste dhe partive socialdemokrate me traditë në Europë”, u shpreh Meta.
“Si mund të përjashtohet një njeri, që për dy vjet mbajti një linjë politike tepër europiane?”, vijoi kreu i LSI-së,
I pyetur nga gazetarët nëse LSI do e pranonte Islamin si anëtar të saj, Meta është shmangur duke thënë se, LSI ka statutin e saj për cilindo që do të aderoj.
Meta është pyetur nga gazetarët lidhur me punën e nisur nga PS e PD për reformën zgjedhore në vend.
“Kërkoj që tryeza e Reformës Zgjedhore të jetë gjithpërfshirëse, pasi reformat që kanë bërë PD-PS deri tani kanë sjell probleme”, deklaroi Meta.
Lidhur me kandidaturën e Fatos Nanos si President, Meta përsëriti se është herët për të folur për këtë çështje, duke theksuar vlerat e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera

Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera