Byroja e Kuvendit ka përjashtuar 10 ditë nga parlamenti deputetin demokrat Sali Berisha për shkak të fyerjeve që ai ka përdorur në drejtim të ministrit Erion Veliaj. Vendimi është bërë publik nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pak minuta pas incidentit të ndodhur në parlament. Pezullimi i Berishës ndodh për herë të parë në 23 vite pluralizëm. Por Meta ka qenë “i fortë” edhe herë tjetër me Berishën. Në 29 nëntor 2000 Meta urdhëroi arrestimin e Berishës për shkak të një incidenti që kishte pasur në Tropojë në një mitingun, që ai kishte zhvilluar atje. Forcat speciale të policisë shoqëruan Berishën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas e liruan atë.
/Shqiptarja.com












