TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta komentoi sot rolin dhe punën që duhet të bëjë politika shqiptare në mënyrë që vendi të marrë statusin, ku njëherësh i ka bërë thirrje që të gjejnë rrugën e dialogut mes tyre.
Me këtë deklaratë Meta iu referua takimit sotëm të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Ivica Daçiç. Kreu i LSI theksoi se i njëjti shembull duhet ndjekur edhe nga palët shqiptare.
“S’e mendoja që Thaçi, udhëheqës i UÇK-së të takohej me kryeministrin e Serbisë, pasuesin e atij që udhëhoqi gjenocidin në Kosovë. Kjo që mund të konsiderohet si krejtësisht e pamundur, ndodhi pavarësisht nga e kaluara. Drejtuesit janë të tillë për të marrë përgjegjësi, ata takohen për të ardhmen evropiane. Atëherë pse qenka kaq e vështirë që ne të miratojmë ligjin për Gjykatën e Lartë, rregulloren dhe ligjin për administratën civile?”, u shpreh Meta.
Duke e cilësuar si një ëndërr të shqiptarëve dhe detyrim ndaj tyre, Ilir Meta vijoi me apelin ndaj qeverisë duke theksuar se takimi Thaçi-Daçiç duhet të shërbejë për të ndërmarrë të njëjtën iniciativë mbi të gjitha në 100-vjetorin e Pavarësisë.
Deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim u bënë sot gjatë një takimi me të rinjtë e kësaj partie, ku Meta dhe kandidati tjetër për kryetar i LSI-së, Luan Rama, prezantuan platformat e tyre elektorale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com