Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka uruar Presidentin e zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
 
Në një bisedë telefonike, Erdoğan e uroi Metën për detyrën e re, duke e ftuar për një vizitë zyrtare në Turqi.
 
Krahas kësaj, Erdoğan e ka falënderuar Metën për rolin që ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
 
Nga ana e tij, Meta shprehu besimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.
 
Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim.
 
Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin
” është shprehur Meta gjatë bisedës telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

dy.b/shqiptarja.com