Meta President? Vasili: Rëndësi
që kreu i shtetit të jetë konsensual

Meta President? Vasili: Rëndësi<br />që kreu i shtetit të jetë konsensual
Presidenti i vendit duhet të jetë konsensual. Ky është qëndrimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i cili duke folur në studion e Report Tv ka thënë se Meta edhe mund të jetë një kandidat për drejtimin e shtetit, por rëndësi, sipas tij, ka fakti se kushdo qoftë, Presidenti duhet të jetë konsensual.

Cështja është proces politik që ndodh në rrethana të caktuara e në kohë të caktuara. Mua do më vinte mirë që Meta të shërbejë me këtë eficencë në shërbim të vendit  dhe politikës, ka qenë kontribut i çmuar dhe i ka shërbyer politikës dhe institucioneve. Rëndësi ka që Presidentii vendit të jetë konsensual” shtoi ai.
 
Vasili ka shtuar se, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë dhe votojë në Parlament projektligjin e miratuar nga qeveria për ngrittjen e Byrosë së Hetimit.

Qëndrimi ynë ka qene në mbështetje të këtij draftit. Kur ne të dëgjonim që partnerët kishin shqetësime, ne do të mendonim për të ridiskutuar rezervat. Duke qenë se partnerët s’kanë rezerva ne e mbështesim dhe do e votojmë në Parlament. Ne do e votojmë dhe jemi të lumtur që drafti i dakordësuar mbërriti dhe do miratohet Byroja e Hetimit” ka thënë Vasili.

petrit vasili

Sa i takon çështjes së negociatave mes Partisë Socialiste, ose më saktë qeverisë dhe Partisë Demokratike, për Byronë, Vasili ka deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka qenë pjesë e këtyre negociatave.

Ne s’kemi qenë të përfshirë në këtë negocim, ne kemi shprehur politikisht që cdo dokument që do hartohet nga qeveria dhe ndërkombëtarët, do ketë mbështetjen tonë” u shpreh ai duke theksuar se, është dakordësuar dhe me ndërkombëtarët që ky draft të miratohet në qeveri në mënyrë që të jetë në tavolinën e politikës.
Duke u ndalur tek qeverisja dhe kryeministri Rama e Ministrat, Petrit Vasili është shprehur se ka besim të plotë tek ta.

Unë kam besim të plotë tek aftësitë vlerësuese të Kryeministrit Rama, pasi ai bashkëpunon me ministrat dhe i monitoron.  Jam i bindur që Rama ka mbështetjen dhe besimin tonë të plotë. Kurdo që ai kërkon të bëjë ndryshime në qeveri, ai do ketë mbështetjen tonë” ka thënë ai.

petrit vasili

Ndërkohë, lidhur me reformën në drejtësi maxhoranca, sipas tij sinkronizon qëndrimet për reformën, në një kohë kur pritet edhe vendimi i komisionit të venecias. Vasili ka deklaruar se koalicioni qeverisës synon që këtë reform ta mbyllë brenda pranverës.

LSI ka objektiv për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe miratimin e  saj sa më parë, deri në pranverë, nuk duhen vonuar ndryshimet kushtetuese, pasi janë kushte për integrimin e vendit në BE”.
 
Sa i takon kandidimit të mundshëm të Metës për President, Vasili është shprehur se nuk ka një vendim, por do ishte mirë që në krye të Shtetit të ishte një njeri që ka kontribut për jetën politike e publike të vendit.

Cështja është proces politik që ndodh në rrethana të caktuara e në kohë të caktuara. Mua do më vinte mirë që Meta të shërbejë me këtë eficencë në shërbim të vendit  dhe politikës, ka qenë kontribut i cmuar, i ka shërbyer politikës dhe institucioneve” shtoi ai.

Sa i takon listave të ai ka shtuar se, LSI s’ka kontradiktë as me aleatin as me PD, dhe se, komisioni i reformës zgjedhore do e zgjidhë këtë cështje.

petrit vasili

Ne nuk vëmë kushte, LSI do sjellë argumentat e saj, listat e hapura sigurojnë përfaqësim real”.
 
Ndërkohë, Luan Ramën dhe deklaratat e herëpashershme të tij, a ii ka konsideruar si mendime personale dhe ka shtuar se atë e ka mik të shumë kohëve më parë.

Me Luan Ramën kam miqësi të hershme, në ditë të vështira, të qenit në LSI së bashku, Rama kryen një detyrë të lartë, kemi raport politik të jashtëzakonshëm, lidhur me atë që ju duk e jashtëzakonshme, ne bëmë një lajm i bukur për mediat, ishte një vlerësim i caktuar i Luan Ramës dhe si koment i tij, ishte qëndrimi i tij personal”.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv