Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Finlandës në Shqipëri (Rezident në Athinë), Pauli Antero Mäkelä me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.Pauli Antero Mäkelä theksoi se Finlanda e mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe se do punohet më tepër për të promovuar Shqipërinë si destinacion turistik dhe investues, duke evidentuar pozitën kyçe që Shqipëria gëzon në rajon.
Kryetari i Kuvendit shprehu vullnetin e palës shqiptare për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh me Finlandën, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.
Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe vuri në dukje se fokusi aktual mbetet mbi procesin përmbyllës të reformës në sistemin e drejtësisë si një pikë kyçe për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe për rritjen e besueshmërisë për investimet e huaja.
Në këtë kuadër, Ambasadori z. Mäkelä rikonfirmoi ftesën për një vizitë të Kryetarit Meta në Finlandë, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.
Në përfundim Kryetari Meta dhe Ambasadori Mäkelä shkëmbyen mendime rreth lëvizjeve të fundit migratore në rajon dhe në Evropë, duke ndarë bindjen se kriza e refugjatëve është një fenomen, që duhet trajtuar si një sfidë e përbashkët evropiane duke përforcuar mekanizmat evropiane të koordinimit dhe menaxhimit të flukseve migratore.
/Shqiptarja.com