Meta pret ambasadorin e Japonisë
në Tiranë: Rrisim bashkëpunimin

Meta pret ambasadorin e Japonisë<br />në Tiranë: Rrisim bashkëpunimin
Presidenti Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e parë rezident të Japonisë në Tiranë, Makoto Ito.

Meta i shprehu mirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmesën që Japonia, sipas Presidentit, ka dhënë në dy dekadat e fundit, si për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të vendit, ashtu edhe në fushat e arsimit e të kulturës, si dhe mjedisit.
 
Duke përshëndetur vendimin e Japonisë për hapjen e Ambasadës në Tiranë, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu besimin se tashmë janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet e forcohet edhe më shumë.
 
Presidenti Meta vlerësoi me shumë interes nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, si bashkëpunimin në fushën e turizmit ashtu dhe të bujqësisë.
 
Në përgjigje të urimit me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta i dorëzoi Ambasadorit Ito një mesazh falënderimi për Perandorin e Japonisë Akihito.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë