Në këtë kuadër u vlerësua përqasja dhe kontributi i Mbretit të Jordanisë Abdullah II si dhe vëmendja që Madhëria e Tij i kushton forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë.
Ambasadori i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë në Shqipëri, z. Fawwaz Al-Eitan shprehu mirënjohjen e tij për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e fluksit të vizitave të nivelit të lartë gjatë viteve të fundit, duke vënë në dukje se Jordania është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin e saj me Shqipërinë në të gjitha fushat me interes reciprok.
Duke vlerësuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare në cilësinë e bashkëpunimit dypalësh, Ambasadori Al-Eitan i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Meta ftesën e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Jordanisë z. Atef Taraëneh për një vizitë zyrtare në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ftesë të cilën Kryetari i Kuvendit z. Meta e pranoi me kënaqësi.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)