TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Sllovakisë në Shqipëri, Milan Ciganik.
Gjatë takimi, kryetari i Kuvendit, Meta i uroi mirëseardhjen ambasadorit Ciganik në Shqipëri dhe shprehu besimin se gjatë mandatit të tij në Tiranë, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Sllovakisë do të vijnë duke u forcuar në fusha konkrete të bashkëpunimit.
Ambasadori Ciganik nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë e emërimit të tij në Tiranë dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian për Shqipërinë, duke shprehur njëkohësisht vullnetin për të asistuar në këtë kontekst.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Ciganik ndanë bindjen se vizita e pritshme e Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico në Tiranë gjatë javës së ardhshme, do t’i shërbejë forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rritjes së investimeve sllovake në Shqipëri e rajon.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com