Meta pret delegacionin francez: 
Rritim investimet e huaja në Shqipëri

Meta pret delegacionin francez: <br />Rritim investimet e huaja në Shqipëri
Shkëmbimet tregtare dhe e rritja e investimeve të huaja në Shqipëri ka qënë kryefjala e diskutimeve mes kryeparlamentarit Meta dhe Senatit Parlamentar Francez.  
 
Gjatë ditës së sotme Ilir Meta priti një delegacionin parlamentar të Senatit Francez ku u rikonfirmua mbështetja e Francës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
Meta nënvizoi rëndësinë e padiskutueshme që ka Franca për progresin social dhe ekonomik mes dy vendeve.
 
Ndërsa senatorët francez vlerësuan Shqipërinë për bashkëjetesën fetare si dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë për stabilitetin në rajon.
 
Gjithashtu delegacioni parlamentar i Senatit Francez ndoqi punimet në seancën plenare të Parlamentit.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë