Meta pret ikonën e ‘Partizanit’ në basketboll: Superkampion i viteve 70-80

Meta pret ikonën e ‘Partizanit’ në basketboll: Superkampion i viteve 70-80

Edgar Prifti dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim, Edgar Priftin basketbollistin ikonë të ekipit të Partizanit.Përmes një postimi në 'Facebook', Meta shkruan se superkampioni i ka dhuruar një kolazh të veprave të babait të tij Robert Prifti.

I lumtur të takoja basketbollistin ikonë, Edgar Prifti, organizatorin virtuoz të “Partizanit” superkampion të viteve ’70-’80. Edgari më dhuroi një kolazh të veprave të babait të tij, intelektualit dhe shkrimtarit të talentuar Robert Prifti.

Në to përfshihen romane, tregime dhe ese të shkruara në diktaturë, ku padyshim spikat “Syri i Polifemit”. Edgar Prifti, është djali edhe i shkencëtares së shquar shqiptare, zonjës Luigjina Kodheli Prifti, të cilën për kontributin e saj të jashtëzakonshëm për zhvillimin e bujqësisë, pata nderin ta vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, shkruan Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loku: 17/07/2021 16:18

    Like floriri i vari dhe ketij nje teneqe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë