Meta pret ministrin e Jashtëm të
Luksemburgut: Vlerësojmë ndihmën

Meta pret ministrin e Jashtëm të<br />Luksemburgut: Vlerësojmë ndihmën
Presidenti Ilir Meta ka pritur gjatë ditës së sotme Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjtë takimit është biseduar për marrëdhëniet e përbashkëta, ku Presidenti Meta ka vlerësuar ndihmën e Luksemburgut në mbështetje të vendit tonë në rrugën e Bashkimi Evropian.

Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn ka siguruar Presidentin Meta, që vendi i tij do të vijojë të jetë i pa lëkundur në mbështetjen e vendit drejt rrugës  së BE-së
 
Njoftimi i plotë i zyrës së presidentit të shpërndarë për mediat:

Presidenti Meta priti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn
3 tetor 2017
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhduar që Luksemburgu i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Duke iu referuar ecurisë së reformave dhe zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Meta u ndal tek çështjet e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit e krimit të organizuar, si dhe shprehu besimin se Bashkimi Evropian do të vijojë me një strategji gjithëpërfshirëse integruese për të gjitha vendet e rajonit.
Ministri Asselborn e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes nga Luksemburgu të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për ndihmën e drejtpërdrejtë që do t’i ofrojë Shqipërisë në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e aderimit.

[gallery]24120[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin