Meta pret Ministrin Maqedonas
 Prioritet shkëmbimi ekonomik

Meta pret Ministrin Maqedonas<br /> Prioritet shkëmbimi ekonomik
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim, Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri me të cilin diskutoi prioritetet e përbashkëta ekonomike të dy vedndeve, të cilat lidhen ngushtë me forcimin e ndërlidhjes rajonale.

Meta teksa vlerësoi edhe një herë vizitën e fundit të Presidenti të Maqedonisë Ivanov, në Shqipëri, theksoi se vizita e ministrit të Ekonomisë rikonfirmon intensitetin dhe nivelin e lartë të shkëmbimeve dypalëshe.

‘Marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë duhen përqendruar gjithnjë e më tepër në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare’, u shpreh Kryetari i Kuvendit.
ilir meta
 
Ndërsa Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Neziri, teksa vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve fqinje, shprehu mirënjohjen për angazhimin e Kuvendit në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai u shpreh se marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishmë në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit mes Tiranës dhe Shkupit.
 
Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në proceset e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid