Meta pret në Tiranë ambasadorin
e ri të Britanisë: Urime për detyrën
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman të cilit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e re.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman të cilit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e re.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Kuvendi i Shqipërisë dëshiron intensifikimin e shkëmbimeve të gjithanshme mes dy vendeve, duke vlerësuar investimin afatgjatë të Britanisë së Madhe në të gjithë vendet e rajonit tonë.
Në këtë kuadër, u vlerësuan shkëmbimet ndërparlamentare si tepër të rëndësishme për cilësinë e bashkëpunimit dypalësh.
Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë që ekziston mes dy vendeve në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme ku Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi mbështetjen domethënëse britanike.
“Britania e Madhe është një partner shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, dhe intensifikimi i këtij bashkëpunimi, do të rrisë edhe besueshmërinë e Shqipërisë ndaj investitorëve britanikë në të ardhmen”, nënvizoi z. Meta.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe e informoi Kryetarin e Kuvendit Meta mbi prioritetet e Ambasadës në funksion të bashkëpunimit dypalësh.
Ambasadori Norman theksoi se Shqipëria luan një rol tradicional tepër pozitiv në rajon, i cili vlerësohet prej Mbretërisë së Bashkuar, dhe në këtë drejtim, qeveria dhe parlamenti britanik mbeten të përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit.
Në përfundim Kryetari Meta dhe Ambasadori Norman biseduan edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, ku theks i veçantë u vendos mbi avancimin e reformës në fushën e drejtësisë, si kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe për rritjen e kredibilitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5284
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet 2025, Spiropali- Diasporës: Keni kontribuar përgjatë tranzicionit të vështirë, Shqipëria ka nevojë për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr
11 Janar, 09:59
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31