Meta pret në Tiranë princin e Monakos, i dorëzon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Tiranën e ka vizituar sot Princi Sovran i Monakos, Alberti i II, i cili është monarku i parë i Principatës së Monakos që vjen në Shqipëri. 

Princi u prit nga Presidenti Meta i cili vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret, në fushat ku eksperienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

 Presidenti Ilir Meta dhe Princi Alberti i II

Dita e sotme, historike për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Principatës së Monakos. Në emër të shqiptarëve i akordoj Dekoratën e “Flamurit Kombëtar” Princit të Monakos . Kjo është dekorata më e lartë, me të cilën ne shqiptarët nderojmë e respektojmë miqtë tanë më të mirë. Mirënjohje të veçantë për njohjen e Shtetit të Kosovë.

Ilir Meta, president

Presidenti i Shqipërisë ka vlerësuar kontributin e Monakos për disa zona të mbrojtura në Vlorë, ndërsa shtoi se Shqipëria përmes ndihmës shumë shpejt mund të bëhet anëtare e Komisionit Shkencor Mesdhetar.

I bëj thirrje biznesit monegask për ta eksploruar e për ta parë Shqipërinë si mundësi investimi. Vlerësoj shumë mbështetjen e dhënë nga Fondacioni i Princit për projekte të veçanta në zonat e mbrojtura detare të Vlorës. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të qenë një “green economy”, në të ardhmen . Përmes bashkëpunimit me Monakon, Shqipëria mund të bëhet së afërmi anëtare e Komisionit Shkencor Mesdhetar.

Ilir Meta, president

Ndërsa në fjalën e tij, Alberti i II u shpreh se ky vlerësim bën të njohur intensifikimin e marrëdhënieve ekzistuese mes dy vendeve.

Ju keni theksuar gjithashtu që ky titull nënvizon veprimet që ne duhet të ndërmarrim së bashku për ruajtjen e biodiversitetit në Mesdhe e më veçanërisht të zonave detare të brigjeve shqiptare. Ky det mesdhetar, djep i njerëzimit, duhet të jetë objekt i gjithë vëmendjes sonë sepse ai është garanti i të ardhmes sonë dhe vulos fatin e përbashkët të tërësisë së vendeve që e kufizojnë atë. 

Alberti i II

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë