Meta prezanton Lefter Maliqin në Kuçovë: Rama ka vënë dorë dhe te buka e fëmijëve! Ta ndëshkojmë ‘Rilindjen’ para se ajo të përzërë të gjithë të rinjtë

KUÇOVË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar kandidatin e “Primareve” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqin. Ai u shpreh i bindur se opozita ka zgjedhur kandidatët e duhur, për pasojë thekson se do të dalin fitues në 14 maj.

“Kemi një kandidat me energji nukleare, siç është Lefter Maliqi. Ai do i kthejë shërbimet e tij në punë për komunitetin. Kemi në Berat një kandidat tjetër që do të fitojë, doktor Zija Ismailin. Jam i bindur që Elbasani mezi pret të shikojë një debat mes kandidatit të rilindjes dhe Luçiano Boçit. (...)Rama i përzuri gjithë socialistët e ndershëm nga forumet e partisë, por tani nuk dëgjon dot fjalë kundër edhe në Parlament. Mirë që hyri Lefteri atje 2 vite dhe i tmerroi të gjithë. Ndaj të gjitha votat për kandidatët tanë të mrekullueshëm për kandidatët tanë të primareve. Të gjitha votat për Lefter Maliqin, Zija Ismailin, Belind Këlliçin dhe të gjithëve kandidatëve të primareve”, u shpreh Meta.

Ai hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e ka shkatërruar Shqipërinë, për interesat e tij personale.

“Të gjithë duhet të shfrytëzojnë të drejtën e votës për ta përzënë rilindjen një orë e më parë, përpara se ajo të përzërë fëmijët shqiptarë. Shikoni statistikat, Shqipëria është para Indisë që ka 1 miliard banorë, para Pakistanit dhe para çdo vendi tjetër. Kosova i ka pagat e mësuesve dy herë më të larta se ne. Kosova jep shumë herë më tepër për bujqësinë e blektorinë që të mos largohen njerëzit nga vendi. Jami shumë më pas edhe nga vendi i Lukashenkos për paratë që jep qeveria për dijen, për Startuppet etj. Ku është Kuçova e yjeve të futbollit shqiptar.

Ku është Kuçova që fitonte me ekipet e kryeqytetit. Ku është Kuçova që bënte gola, të atyre metajve, po nuk ishin kushërinjtë e mij. E ka fajin Saliu thonë që mbillte ullinj, se duhet të mbillte drogë edhe Saliu, atë kishim mangut. Në vend që të japin fonde nga AZHBR për të mbështetur bizneset dhe për të eksportuar jashtë, ky ka vetëm një qëllim, si ti dekurajojë njerëzit të punojnë dhe të zhvillohen. Pse është molla e Korçës më e shtrenjtë këtu dhe në Tiranë sesa në Prishtinë? Sepse ky është vend i oligarkëve. Këtu është një qeveri e pashpirt dhe mizore. Ka vënë dorë edhe te buka e fëmijëve. Rama ik buçet në zëmrat e çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot”, u shpreh Meta.

 

Brenda konflikteve mes demokratëve për regjistrimin në KQZ, Ilir Meta vijon të mbajë gjallë shpresën e Sali Berishës për të regjistruar në koalicion me të kandidatët e primareve dhe tani më ka nisur një tur ku shfaqet krah tyre në prezantimin e bërë përpara votuesve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Inceneratorët/ Meta: Në vend të prangosin ato që kanë dokumentet, kapin vibratorët e shokëve


Ilir Meta nga Kuçova tha se miliona euro nuk po shkojnë për shqiptarët, por po vidhen nga kryeministri Edi Rama.

“10 mln euro në vit shkon për inceneratorët në Tiranë dhe nga aty shkon te ofshorët te Rilindja atje, dhe pastaj fillojnë hetimet dhe në vend të kapin ata që kanë letra, po kapin vibratorët e shokëve, ndërkohë që 430 mln euro vidhen dhe shpërdorohen në vend të kthehen në çerdhe dhe kopshte”, tha Meta, referuar një  lajmi të publikuar në portale se në një nga vilat e Arben Ahmetajt janë gjetur 3 vibratorë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 13/03/2023 16:55

    hahaha, po Lefterin se voton as gruaja e vet

    Përgjigju
  • Lushka: 12/03/2023 15:53

    Ore habitem se un kam kaluar ne kucove edhe nuk e merrja vesh ku ishte qendra... Habitem me kucoven si dilni o te pa ftyre Po kush I beri bandat Po ju o plehra kush tjeter... Habitem si vijne pas jush por e keni katandisur kete vend per lemoshe.

    Përgjigju
  • redi: 12/03/2023 11:32

    Kucova te votoj Maliqin qe shkon nga i fryn era?Zoti te falte or Meta

    Përgjigju
  • Mucova: 12/03/2023 01:34

    O ty te shkerdhefte Berati ate qe te ka bere kokwn me gjithe kandidat plere Maliqin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK