Meta prezanton në Kuçovë Maliqin: Kjo qeveri ka prioritet vetëm të ngrejë kulla, si fashistë nxjerrin qytetarët nga banesat

Ilir Meta ka prezantuar sot në Kuçovë kandidatin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore, Lefter Maliqin. Meta akuzoi qeverinë se po shpopullon vendin, ndërsa thotë se ka prioritet vetëm të ngrenë kulla. Kreu i Partisë së Lirisë tha u ndal edhe tek rastit i shembjes së pallatit te ‘Myslym Keta’ për shkak se ishte shpallur i pabanueshëm nga tërmeti. Ai tha se Bashkia u shkoi banorëve dhe i nxorën nga shtëpitë e tyre si fashistë.

“Kilometri 15 mln euro. Në statistikat e BE, një mësues në Shqipëri paguhet 4200 euro në vit, as 40 euro në muaj. Një mësues në Mal të Zi fqinj paguhet 9990 euro, mbi dyfishin. Mësuesi në Velipojë merr 370 euro, shqiptari në Ulqin merr gati 900 euro në muaj. Pse? Kur GDP është njësoj. Se këtu nuk rriten pagat në mënyrë të qëndrueshme. Me bangladeshas do e bëjmë Shqipërinë, s’kemi përçmim për asnjë popull por ky është plan shpopullimi. Nuk mund të jetë prioritet vetëm të bëjmë kulla dhe ndërkohë rritet kostot e banesave sepse pastrohen paratë e gjithë botës aty. Kjo është politika e tij”, tha Meta.

Teksa prezantoi Lefter Maliqin, Meta e cilësoi atë si një vullkan dhe tha se është i gatshëm që ta marrë këtë bashki për t’ua kthyer atyre qytetarëve. Me Maliqin në krye, Meta tha se zëri i qytetarëve do të dëgjohet gjithmonë ndryshe nga qeverisja e Rilindjes.

"Lefteri është vullkan, edhe kryetar komune ka bërë gjithçka për tu dëgjuar zëri, për të zhvilluar atë zonë", tha Meta. 

Meta u shpreh i bindur se opozita do t’i fitojë shumicën e bashkive këto zgjedhje ndërsa tha se beteja kryesore e Partisë së Lirisë do të jetë në Këshill Bashkiak.

“Këshillat bashkiakë të jenë tribuna e të zgjedhurve, do mbrojnë të drejtat e njerëzve por edhe tribuna ku do flasin qytetarët. Janë taksat tuaja e duhet t’ju kthehen në shërbime. Ftoj qytetarët e Kuçovës të kontribuojnë në ndryshimin, ftoj demokratët e Kuçovës të mbështesin Maliqin siç mbështesim ne Këlliçin në Tiranë që është aq i shkëlqyer sa të PS e i thonë e ke vjehrrën socialiste”, vijoi Meta.

Lefter Maliqi kandidon për bashkinë e Maliqit, një prej bashkive që PD e Sali Berishës ia la Partisë së Lirisë, nisur nga aleanca për zgjedhjet vendore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Meta prezanton Lefter Maliqin: Është vullkan, ka një vendosmëri që vetëm me të Berishës krahasohet

 

Ilir Meta ka prezantuar sot Lefter Maliqin në Kuçovë, i cili do të kandidojë në zgjedhjet vendore 2023. Me batuta, Meta e krahasoi Maliqin me vullkan, ndërsa tha që është i vendosur që ta marrë këtë bashki për t’ua kthyer atë qytetarëve.

“Lefteri është vullkan, edhe kryetar komune ka bërë gjithçka për tu dëgjuar zëri, për të zhvilluar atë zonë. Edhe në parlament, i vetmi që ishte Lefteri dhe njëkohësisht me këtë mundësi që po i jepni Lefterit, të jeni të sigurt që bashkia e Kuçovës mund të mos jetë në atë 10-shen e parë sa i takon popullsisë, por për tu dëgjuar zëri i Kuçovës do jetë e para. Ka një vendosmëri që vetëm me atë të Berishës krahasohet. Më tha sot ti bësh shumë të fala Lefterit dhe mezi po pres të shkoj në Kuçovë se unë mendoj se ka ardhur koha që Kuçova të tregojë qytetarinë e saj”, tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 24/12/2022 10:19

    Per cmimet e rrogat KE te drejt onlike po CE do QE Tu je hajdut mer dak.e NGA halli ne zgjedhim te keqen me te vogel QE she to e as berisha

    Përgjigju
  • Dihet: 24/12/2022 07:13

    Mire tha Gjiknuri qe ps merr 40 bashki. Me kto lefterat e nul mokat jo 40 por te gjitha i merr ps

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 23/12/2022 21:41

    Obobobo çfar fundërrine është Ilir Metaj spiuni hajdut ordiner njeri pa skrupull shikoni me kë meret me wc Lefter kam Maliqin. O mjer Shqipria me kto lloi jashqitjesh si Iliri dhe këllir Mali Kakasuti.

    Përgjigju
  • Arra: 23/12/2022 21:41

    Ylli Zhuri ishte adap per kryetar bashkie Po nese keshtu i beni gjerat dhe cuditeni kur humbisni pastaj

    Përgjigju
  • Jimmy: 23/12/2022 21:24

    Lefter loq!i!a!.njeriu me sahanlepires sa me ramen sa me berishen dhe me hajdutin ilir mutin me partin e kurvave!!

    Përgjigju
  • Frani: 23/12/2022 20:42

    Paske mbete pa gje o koklope

    Përgjigju
  • 007: 23/12/2022 20:37

    Prezanton spiuni Metaj koqekandarin Lefter halene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja