Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim të organizuar sot në Berat, teksa ka folur për projektligjin për Shëndetin Riprodhues, u shpreh se me anë të tij synohet të shkatërrohet familja.
Teksa prezantoi programin e PL për mbrojtjen e familjes ai tha, se mbështetja e gruas dhe familjes është kauzë madhore e Partisë së Lirisë.
“Këta që sjellin ligjin për surrogacinë e duan të shkatërrojnë familjen, bazën më të rëndësishme të kombit, këta ku prindi 1 është qeveria e Ramës dhe prindi 2 është Bashkia Tiranës që nxjerrin mostra para fëmijëve, që u çojnë fëmijëve nëpër kopshte në mënyrë të paligjshme formularë me prindin 1 dhe 2, këta ne do t’i hedhim në Lanë. Këtyre që kanë vërë çdo gjë për të shkatërruar familjen e për të nxitur vese, e që duan të na japin me qira gratë e vajzat e Shqipërisë, u përgjigjemi me një plan të qartë për mbrojtjen e familjes. Fuqizimi ekonomik dhe social i gruas nëpërmjet programit “arsim për punësim”, në mënyrë që gratë të fuqizohen ekonomikisht, veçanërisht, gratë dhe vajzat që u përkasin shtresave më në nevojë të popullsisë. Mbështetja e familjeve të reja me mekanizma të ndryshëm financiare si kredi të buta (dhe mekanizma të tjerë) për strehimin me prioritet. Rritje progresive pagesave për fëmijën e dytë e të tretë”, tha ai.
Ai bëri me dije edhe 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për shqiptarët që të ndalet shpopullimi dhe të mbrohet familja.
“Prioriteti i parë është ndalimi i shpopullimit nëpërmjet mbështetjes së familjes, të nënave, të fëmijëve dhe të çifteve të reja. Pagat për nënat në masën 70-100% të pagës për 2 vitet pas lindjes. Do të trefishohet bonusi i bebes. Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë ulje taksash në pagë dhe të ardhura. Kredi për çiftet e reja, 20,000 mijë euro, ku interesat i paguan shteti. Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi i fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitur”, tha ndër të tjera Meta.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat në Berat, ka folur për varrezat e dëshmorëve në këtë qytet, duke thënë se shkallët në hyrje ishin shkatërruar.
Meta i bëri thirrje kreut të Bashkisë Berat që të ndërhyjë për t’i rregulluar, përndryshe brenda një muaji Partia e Lirisë Berat do të marrë masa për të ndërhyrë vetë dhe t’i sistemojë, pa leje.
“Sot kur erdha këtu në Berat pashë varrezat e dëshmorëve. Dhe më bëri përshtypje sesi ishin shkatërruar shkallët në hyrje, aty ku kalojnë dhe hyjnë çdo ditë qytetarët e Beratit. Edhe deputetët që vijnë, edhe kryetari i bashkisë, edhe prefekti, edhe ministrat, se për kryeministrin nuk i vë faj se kur shikon varrezat e dëshmorëve e kthen kokën në anën tjetër, se ka tmerr nga heronjtë. Heronjtë dhe patriotët i quan të çmendur, perversët janë idhujt e tij, Po e tregon me vepra këtë gjë dhe me projektligje.
Unë dua t’i them kryetarit të bashkisë së Beratit, shumë turp, që varrezat e Beratit ku prehen mbi 400 djem dhe vajzat më të mira të Beratit që dhanë jetën në luftë, nëse nuk e merr mundimin t’i rregullojë e sistemojë, pastaj brenda një muaji Partia e Lirisë e Beratit është e detyruar që pa leje t’i rregullojë e sistemojë”, tha Meta.
Xhaxhn lere rehat aty ku eshte mos e perziej me kete kerme.Ska faj ky po spak, apo spak po e ze lepurin me qerre..... kushedi do presim e do shohim
PërgjigjuSke faj ti mor kastravec i hidhur ti duhet të ishe në burg sëbashku me gruan tënde qelbësir Monikën. E ti lëviz i lir o këllira ilir.
PërgjigjuNa e shpife o Like me kete kemishen e gjelber! Edhe Lega Nord dikur nuk shkoi kurre deri ne kete ekstrem,por u mjaftuan vetem me kollare e shami,kurse ti duke e veshur vazhdimisht njelloj, dukesh si ushtaret e kohes se Xhaxhit me uniformat ushtarake te zberdhylta kur shkonin ne zbor!
Përgjigju