Kompania META ka prezantuar një seri të re të softuerit, gjerësisht të njohur si robotë, që imiton të folurën e njeriut përmes teksteve apo zërit.
Këta robotë do të kenë “personalitet” dhe do të specializohen në disa fusha të caktuara, siç janë pushimet apo këshilla për gatim. Kjo është një tjetër përpjekje e Metas që të jetë konkurrente në garën mes kompanive të teknologjisë për të prodhuar inteligjencë artificiale më të saktë dhe më të personalizuar.
Robotët janë ende duke u avancuar, ka thënë shefi i Metas, Mark Zuckerberg. Në Kaliforni, në një ngjarje të organizuar nga kjo kompani, Zuckerberg ka thënë se viti 2023 ka qenë “vit fantastik për inteligjencën artificiale”. Ai ka thënë se ideja është që të krijohen robotë që nuk dizajnohen vetë për t’iu përgjigjur pyetjeve.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kërkesa për përgjigje. Robotët do të kthehen në argëtim”, tha Zuckerberg.
Këta robotë do të mund të përdoren brenda ditësh, mirëpo në fazën e parë do të jenë të qasshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi i Metas për robotët është bërë në të njëjtën ditë kur rivali i saj OpenAi – krijues i aplikacionit ChatGPT – e ka konfirmuar se softueri i tij mund të bëjë kërkime në internet, për t’iu ofruar përdoruesve informacionin e fundit./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Senati amerikan konfirmon Pete Hegseth si kreun e Pentagonit
25 Janar, 11:15
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
'Groenlanda nuk shitet', zbardhet telefonata e tensionuar mes Donald Trump dhe kryeministres daneze
25 Janar, 07:40
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46