Presidenti i Republikës, Meta u prit sot me ceremoni zyrtare, në Pallatin Qeveritar, nga Presidenti i Rajonit të Siçilisë, Nello Musumeci.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke vënë theksin në domosdoshmërinë e vendosjes së një bashkëpunimi të veçantë me Rajonin e Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas.
“Së bashku ne ndajmë një vlerë të jashtëzakonshme, me peshë të rëndësishme edhe në historinë politike dhe shtetformuese italiane, Arbëreshët.
Falë statusit të veçantë autonom të Siçilisë, shpresojmë që të bëhet Rajoni i parë në Itali, që mund të miratojë një ligj të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore.
Për Shqipërinë dhe për shqiptarët, mbrojtja e gjuhës, kulturës, traditave dhe trashëgimisë së vyer arbëreshe është me shumë rëndësi.
Modeli i bashkëpunimit me Rajonin e Puljas mund të na shërbejë për të afruar më shumë Siçilinë me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”, – u shpreh Presidenti Meta.
Nga ana e tij, Presidenti i Rajonit të Siçilisë, Musumeci e priti me kënaqësi propozimin e Kreut të Shtetit shqiptar, duke garantuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për vendosjen e një bashkëpunimi konkret me Shqipërinë, si dhe për miratimin e një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike, me qëllim ruajtjen e gjuhës arbëreshe.
Musumeci e konsideroi Komunitetin Arbëresh dhe trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore, pjesë të rëndësishme, jo vetëm të identitetit kombëtar shqiptar, por edhe të popullit italian e në veçanti të Rajonit të Siçilisë.
Ndërkohë Presidenti Meta theksoi se: “Komuniteti arbëresh, të cilit Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen për hedhjen e themeleve të Lëvizjes Kombëtare, është projektimi ynë i përbashkët, i shkëlqyer, në Europën e Bashkuar. Ata mbeten modeli ekselent i të qenit pjesë përbërëse e së tërës të bashkuar, duke ruajtur dhe trashëguar karakteristika të identitetit të origjinës historike.”
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.9%
-
Jo
42%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09