Në vijim të vizitës së tij në Maqedoni, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Kryetari i Kuvendit, Meta, shoqërohej nga Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit si dhe nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Xhakolli, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Maqedoni, Fatmir Toçi, Luan Rama dhe Piro Kapurani.

Kryetari i Kuvendit u ndal në kafeterinë “Libraria e Çarshisë”, ku bashkëbisedoi me disa shqiptarë, të cilët kishin ardhur për të mirëpritur zotin Meta në këtë vizitë në Maqedoni.

Kryetari Kuvendit, Meta, u njoh më nga afër me problemet që kanë shqiptarët e Maqedonisë si dhe me nismat e ndërmarra për përmirësimin e kushteve te tyre te jeteses.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)