Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në vecanti në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës .
Meta dhe Nbuo Kishi ndanë besimin e përbashkët, se hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme, dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë, dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme.
Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi, e uroi Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe Meta e siguroi bashkëbiseduesin se edhe si President ai do të jetë i përkushtuar që marrëdhëniet midis dy vendeve të përparojnë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Në Foto Ilir meta dhe Ministri i Jashtëm i Japonisë
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com