Meta: Prokurori duhet
të paguajë 35 milionët

Meta: Prokurori duhet<br />të paguajë 35 milionët
TIRANE- Kryetari i LSI, Ilir Meta menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e çliroi nga akuza për abuzim, ka deklaruar në selinë e LSI, në një ambient festiv se drejtësia fitoi mbi krimin e organizuara dhe ata që kërkuan eliminimin politik të tij. Ndërkohë që vetëm disa orë më vonë në "Opinion" tha se kishte takuar prokurorin e çështjes, ndërkohë që shpenzimet e gjyqit duhej ti paguante prokurori jo qeveria.

Janë vënë 35 milionë në kurriz të qeverisë për gjyqin?
Nuk ka pse ti paguajë qeveria 35 milionë lekët, por prokurori që është marrë me çështjen. Prokuroria manipuloi pyetjet, manipuloi gjithçka. Na thanë se do ta çonin videon tek britanikët, por ata s'ishin zyrtarë, ishin privatë.
Keni akuzuar prokurorinë...?
Për akuzat kam shumë të drejtë se në mënyrë të qëllimtë prokuroria ka shkelur ligjin, pasi ka pasur një urdhër një komandë. Kam bashkëpunuar në mënyrë të hapur deri kur ata kërkonin të merrnin veprime të paligjshme. Kjo arriti deri aty sa një ditë para zgjedhjeve kërkuan që të shkoja të dëshmoja.
Pse dhatë dorëheqjen?
Dhashë dorëheqjen pasi mora të dhëna sekrete nga shërbimet inteligjente ndërkombëtare. Që kjo viedo do të përdoret për të dhunuar institucionet, për të marrë kryeministrinë dhe të gjitha institucionet.
Ku i kishit këto burime?
Nuk duhet të harrtoni se kryeministri i di ca gjëra të rëndësishme, unë kam deklaruar katër vditë para se do të ketë sulm ndaj institucioneve Kishte qëllime shumë më të mëdha, se qeverinë, kishte destabilizimin e vendit. Dorëheqja ime kishte si qëllim shkarkimin e situatës.
Ka materiale ku është regjistruar dhe bashkëshortja juaj?
Nuk kam probleme fare me këtë punë. U kam thënë, nëse dalin që ka materiale vidio etj, për Ilir Metën, bashkëshortën, fëmijet që shkelin ligjin, t'i çojnë në prokurori. Por nëse ju, më vini në shpi e më përgjoni, vij në zyrën tënde e më përgjoni, nëse vijohet me moralin e përgjimit të njëri tjetrit, dhe bëhet shantazh se bëj këtë se të bëj këtë, nuk shkon. Gruan e time nëse ka shkel ligjin nuk do ta hedh nga ballkoni, por do t'i them të shkojë para drejtësisë.
Vizita e Berishës pak ditë para vendimit të Gjykatës u gjykua si presion, si e komentoni?
Berisha ka qënë për një vizitë provate në shtëpinë time, i ftuar nga unë, por më shumë nga Era, vajza ime e vogël. Pasi ka një simpati të madhe për Berishën, për shkak të disa komoplimentave që i ka bërë ai në një aktivitet. Vetë Berisha e ka cilësuar një darkë të këndshme dhe nuk ka bërë komente të tjera.
Keni komunikuar me Ina Ramën për këtë çështje?
Unë as kam tentur dhe as të diskutoj me kryeprokuroren apo Presidentin, pasi në radhë të parë s'dua t'i vë në pozitë të vështirë. Kam pasur një kafe me prokurorin e çështjes, kanë qënë dhe avokatët e mi dhe i kam kërkuar vetëm zbatimin e ligjit. Ta zgjidhin çështjen vetëm në mënyrë të ligjshme. Ky është i vetmi sekret, që po e ndaj me opinionin publik përmes jush.
Pas vendimit të gjykatës do të ketë një kthim në qeveri?
Ky është qëndrimi im për momentin. Nuk kam ndonjë plan në një të ardhmëve të afërt.
Berisha tha se është në dorë të LSI?
Po, kështu tha.
Po për Presidentin e Republikës?
Ne kemi një marrëveshje të qartë me PD për këtë çështje, dhe ne do të bashkëveprojmë.
Keni pasur masazhe kërcënuese në gusht...?
Nuk do dëshiroja të akuzoja njeri. S'kam pasur unë personalisht ndonjë mesazh kërcënues të drejtëpërdrejtë. Një pjesë e shtypit që rezulton e implikuar në atë që e quaj krim të organizuar, një pjesë e atyre që ideuan dhe konsoliduan një sulm të paparë ndaj Metës, pas 8 majit hynë në traktativa për të ekzekutuar politikisht Ilir Metën. U tentua eliminimi im politik dhe moral.
Ishte fantazi apo realitet?
U kërkua të komunikohej akuza një ditë para zgjedhjeve, u kërkua eliminimi i LSI dhe pas 8 majit u tentua dhe eliminimi fizik. Mendoj se janë disa çështje, që duhet ti ndjekin disa struktura të tjera.
Ne foto Meta duke pirë cigare në kafen e Kuvendit të Shqipërisë)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi