Meta: Prokuroria më zhgënjeu
Prifti, një mi moçalesh
Dëshmitari i dyshimtë

Meta: Prokuroria më zhgënjeu<br />Prifti, një mi moçalesh<br />Dëshmitari i dyshimtë
SHKODËR – Pasi prokuroria kërkoi dy vjet burg, ish zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta ka komentuar nga Shkodra propozimin e organit qëndror të akuzës. Ai është shprehur i zhgënyer nga pretenca dhe e cilësuar këtë çështj, e si një betejë të cilën do ta fitojë.
“Kjo cështje është ajo e standarteve të dyfishta për qëllime politike të prokurorisë. Ka qenë një pretencë e mbështetur në asnjë fakt, në asnjë provë, në asnjë dëshmmitar. Një pretencë vetëm politike. Zbythja e prokurorisë ka qenë e konsiderueshme, nga Janari vjen dënim me vdekje, tani dënim me disa miliona lekë se ata nuk rrinë dot pa venë gjoba”, tha Meta.tha Meta në Shkodër.


"DRITAN PRIFTI, NJË MI MOÇALESH"
Kreu i LSI-ë është pyetur edhe për ish aleatin e tij, tashmë akuzues, Driftan Prifti. “Unë kam qenë sportist kur kam qenë i ri i sporteve të rënda, dhe në sportet e rënda ka disa standarte, se nuk mund të ndeshet një sportist i peshës së madhe me një të peshës së papërfillshme. Nuk mund të ndeshet një luan me një mi mocalishtesh se ai mund të ketë pirë një gotë raki dhe për një moment i duket vetja i gjithëfuqishëm”, deklaroi ai.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit