Ish-ambasadori ynë në Turqi, Genc Muçaj është punësuar pranë Kuvendit të Shqipërisë, menjëherë sapo është kthyer nga detyra e tij e fundit si diplomat.

Gazeta Shqiptarja.com ka mësuar se kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka besuar atij Drejtorinë e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe, brenda Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

Ai u kthye në Tiranë më 5 shkurt, pasi ushtroi për 3 vjet këtë detyrë. Mucaj do të pasohet nga Gentjan Gazheli në detyrën e ambasadorit.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)