Meta puth gazetarin e TCH:
Kam video për Edi Ramën
Fiks Fare: Meta sille videon qe ke
FRESSH: Drejtesia vdiq |
Kreu i LSI deklaroi se ka një video kompromentuese për kryesocialistin Edi Rama. Ai ka kërkuar që drejtori i emisionit “Fiks Fare” Filip Çakuli, t’i vërë në dispozicion vetëm dy minuta kohë në emision për të publikuar një video, e cila sipas tij, rrëzon “merakun” që kryesocialisti Rama ka për presionin ndaj drejtësisë. Në pas Meta ka puthur gazetarin e Top Channel, Muhamet Veliu. (Në foto, Meta dhe gazetari i TCH Muhamet Veliu)
TIRANË – Deklaratë surprizë e kryetarit të LSI, Ilir Meta dy ditë pasi Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm. Në një prononcim për gazetarët, Meta ka kërkuar që drejtori i emisionit “Fiks Fare” Filip Çakuli, t’i vërë në dispozicion vetëm dy minuta kohë në emission për të publikuar një video, e cila sipas tij, rrëzon “merakun” që kryesocialisti Rama ka për presionin ndaj drejtësisë.
“Ftoj Ramën që duke filluar nga sot në emisionin “Fiks Fare” të dalim para shqiptarëve dhe të ketë orë sa të dojë për të dhënë letra apo video për kapjen që mund t’i jetë bërë gjykatës nga Meta apo qeveria për vendimin. Unë e besoj që ai është i shqetësuar. Por me lejen e Filipit dua vetëm dy minuta kohë për të kuptuar se kush ndërhyn tek gjyqtarët. Se ka humbur bashkinë apo bankën, siç thonë shokët e tij, nuk është e vërtetë. Por, është e vërteta se ka probleme me drejtësinë”, tha Meta.
Ai është pyëtur nëse ka vetë një video që kompromenton kryesosialistin Rama.
“Unë nuk kam video, por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm Spartak Braho ka diçka që do ishte pozitive për hir të transparencës. Braho ka ditë që kërkon zonjë Rama ta ndihmojë në këtë drejtim”, tha kreu i LSI.
Më pas ai ka puthuar gazetarin e tv Top Chanel Muhamet Veliu dhe ka pohuar se ka ngrënë drekë pak ditë më parë me drejtorin e emisionit “Fiks Fare”, Filil Çakuli.
Në emisionin “Fiks Fare” një vit më parë u shfaqe video e përgjimit Meta – Prifti, pas së cilës prokuroria e përgjithshme akuzoi Metën për korrupsion.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 2890
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24