Meta: Qeveria ka nevojë për
impulse të reja, vendos Rama 

Meta: Qeveria ka nevojë për<br />impulse të reja, vendos Rama 
TIRANE - Aleati kryesor në mazhorancën aktuale, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta thotë se qeveria ka nevojë për impulse të reja, por sipas tij është kryeministri Rama ai që vendos nëse duhen bërë apo jo ndryshime në kabinetin qeveritar.
 
I keni kërkuar aleatit tuaj Edi Rama ndryshime në qeveri?
“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Sa i takon ndryshimeve ja kemi lënë iniciativën gjithmonë kryeministrit, por ai e gjykon të arsyeshme...”, - ju përgjigj Meta gazetarëve në përfundim të mbledhjes së kryesisë së LSI-së këtë pasdite.
 
Meta la të kuptohet se impulset më të gjalla e të fuqishme që ai shprehu si nevojë, nuk gjenden në qeveri.
 
Këto impulse i ka qeveria apo duhen rinovuar?
Meta: Nëse ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme nuk do isha shumë i lumtur për vlerësimin tuaj, besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse gjithnjë edhe më të gjalla e më të fuqishme”
 
Gazetarët kanë insistuar të marrin një përgjigje të prerë nga zoti Meta “duhen apo jo ndryshimet në qeveri”, - por kreu i LSI-së njëherësh kryetari i Kuvendit konfirmoi se gjithçka mbetet në dorën e kryeministrit.
 
Gazetari: Do kemi ndryshime në qeveri?
Meta: Kjo është pyetje që i takon zotit Rama



Pak orë më parë gjatë ditës së sotme, ndërsa dilte nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste që Rama drejton, kryeministri i cilësoi sajesa mediatike hamendësimet për ndryshime të mundshme në kabinetin qeverisës.

“Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe pastaj kujtoni që ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”.- tha Rama 

Meta në mbledhjen e kryesise: Duhet strategji më e qartë për rritjen ekonomike
Në mbledhjen e sotme të kryesisë së LSI kryeparlamentari Ilir Meta u ndal në tre pika kyçe si sfidat që sipas tij ekzistojnë në vend Dekriminalizimi, Reforma në Drejtësi dhe Ekonomia duke kërkuar kështu angazhim të plotë të të gjithë strukturave të LSI. Rritja ekonomike sipas kryeparlamentarit Meta kërkon një strategji më të mirëmenduar. Për Metën, realizimi me sukses dhe sa më parë i dekriminalizimit, ndryshimet rrënjësore në sistemin e drejtësië janë kusht për realizimin e objektivit më kryesor, hapjes së negociatave me BE-­në

“Ne mbështesim dhe i përkrahim të gjitha përpjekjet, reformat apo edhe aksionet për formalizimin e ekonomisë, por është shumë e rëndësishme të kemi dhe një strategji më të qartë për rritjen ekonomike të vendit në kapacitetet e mundshme të tij dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë. Duhet të kontribuojnë përfaqësuesit tanë në qeveri dhe në qeverisje, deputetët, ekspertët tanë, me propozime konkrete përsa i takon projektbuxhetit të ri, përsa i takon paketës së re fiskale, por edhe përsa i takon përpjekjeve gjithnjë e më konstruktive, jo vetëm për formalizimin e ekonomisë dhe të biznesit, por padyshim edhe të krijimit të një klime sa më të mirë midis qeverisëse dhe administratës me biznesin dhe me sipërmarrjen”, ”-tha Meta

Kryeparlamentari vlerësoi faktin që procesi i dekriminalizimit është futur në shinat e dialogut mes dy palëve dhe kërkoi që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në mënyrë që, siç tha ai, të çrrënjoset njëherë e mirë çdolloj ndikimi kriminal në politikën e vendit dhe të vendosën edhe standardet më të larta të integritetit të politikanëve.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt