Meta: Rama më konstruktivi
të enjten miratojmë reformën

Meta: Rama më konstruktivi<br />të enjten miratojmë reformën
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh pas takimit me Lulzim Bashën se ditën e enjte Kuvendi do të miratojë me konsensus reformën në drejtësi. 

"Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falënderoj Ramën e Bashën që kanë qenë konstruktiv, pavarësisht retorikës pas takimeve. Jemi të angazhuar për miratimin me konsensus sipas Venecias. Falënderoj ekspertët. Duhet t'iu siguroj se të enjten në orën 10:00 Kuvendi do të fillojë me këtë çështje. Siguroj Uashingtonin dhe Brukselin se pavarësisht retorikave dhe zhurmave mediatike, Republika e Shqipërisë do të hedhë një hap të vërtetë madhor dhe historik për dekadat që vijnë për forxcimin e shtetit ligjor, luftë kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar vetëm sipas konsensusit dhe sipas Venecias. Nuk mundet të luftohet korrupsioni as me korrupsion dhe aq më keq me krim të organizuar. Të enjten në orën 10:00 Kuvendi fillon dhe nuk mbaron derisa të miratohet kjo reformë me konsensus dhe sipas Venecias dhe që padyshim do të hedhë një hap historik ditën e enjte", u shpreh kreu i Kuvendit, Meta. 

Ai vlerësoi kryeministrin Edi Rama se është më konstruktivi nga të gjitha palët e përfshira në procesin e reformës në drejtësi. "Kryeministri është më konstrktivi nga të gjithë ne katër aktorët e tjerë", tha Meta. 

Kreu i Kuvendit theksoi se Basha ka premtuar që votat do të jenë për këtë reformë. "Ajo që pengon është retorika helmuese publike. U bëj thirrje të gjithëve, edhe aktorëve vendas e atyre ndërkombëtarë, që të përqendrohen tek çështja dhe Venecia"

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta

Ora 12:25 Basha: Rama prishi marrëveshjen e një dite më parë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se hodhi poshtë marrëveshjen e arritur në tryezën trepalëshe një ditë më parë. Sipas tij, deklarata e shefit të mazhorancës dje nga Pallati i Brigadave, pas takimit në Kryesinë e Kuvendit, se mazhoranca i ka 94 votat, është një përpjekje për përjashtimin e opozitës nga votimi ditën e enjte. 

"Kjo është një përpjekje ogurzezë, për të shkatërruar konsensusin dhe është në frymën e deklaratës së Edi Ramës. Ai e shpalli në Pallatin e Brigadave axhendën ogurzezë, për të mos lejuar PD-në që të japë votat", u shpreh Basha.

Basha falenderoi kryetarin e Kuvendit dhe rolin e tij për konsensus. 

Ai deklaroi se "PD i ka votat gati për të votuar të enjten në parim draftin Kushtetues dhe pas rakordimit për 7 ligjet, nen për nen dhe 7 ligjet". "Nëse nuk e zgjidhim dot, i kam bërë thirrje Metës ta zgjidhim në Bruksel", deklaroi Basha.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar