Meta: Reforma në drejtësi do t'i
hapë rrugë investimeve të huaja

Meta: Reforma në drejtësi do t'i<br />hapë rrugë investimeve të huaja
TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pas takimit me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi progres-raportin e KE-së për Shqipërinë, deklaroi për mediet se reforma në drejtësi do të rrisë investimet e huaja.

“Të përmbyllim procesin e dekrimalizimit dhe reformën në drejtësi që do të jenë të rëndësishme jo vetëm për luftën ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit, por edhe për të përmirësuar klimën ndaj biznesit dhe për të nxitur më tej investimet e huaja në Shqipëri”, deklaroi Meta.

I pyetur sesa kohë do t’i duhen qeverisë të vënë në zbatim reformën në drejtësi, Meta tha se nuk mund të fliste në emër të mazhorancës për afate, por deklaroi se pasi Komisioni i Venecias të japë opinionin për draftin nis puna për vendosjen e shtyllave kryesore të kësaj reforme. 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal