Meta: Reforma në drejtësi, kyçe në
rritjen e besimit të investimeve
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi me përfaqësues të AJC-së mbi klimën e biznesit në Shqipëri, ka theksuar se, kryefjala e angazhimit politik sot mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë si një element kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e besimit në potencialet investuese të Shqipërisë në botë.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi me përfaqësues të AJC-së mbi klimën e biznesit në Shqipëri, ka theksuar se, kryefjala e angazhimit politik sot mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë si një element kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e besimit në potencialet investuese të Shqipërisë në botë.
Në këtë kuadër, Meta shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin me rrjetin global të AJC në interes të inkurajimit të investimeve të huaja në vendin tonë, dhe përmes Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.
Këto deklarata ai i bëri në një takim me një delegacion të Komitetit Hebraik Amerikan(AJC) kryesuar nga Shefi Ekzekutiv, David Harris, me të cilin bisedoi rreth forcimit të bashkëpunimit dhe promovimit të potencialeve të Shqipërisë në botë.
Kryeparlamentari Meta shprehu mirënjohjen për interesin që AJC tregon ndaj Shqipërisë duke e përfshirë vendin tonë në axhendën e aktivitetit global të Komitetit Hebraik Amerikan dhe vuri në dukje se shqiptarët janë krenarë për kontributin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë që gjetën strehë pranë familjeve shqiptare.
Në këtë drejtim, kreu i Kuvendit theksoi se duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e shkëlqyera që shqiptarët gëzojnë me komunitetin hebre në botë, si dhe partneritetin e ngushtë me SHBA-në, kontributi i AJC-së në promovimin e vlerave dhe potencialeve kulturore, turistike dhe ekonomike të Shqipërisë është i mirëpritur.
Shefi Ekzekutiv i AJC, David Harris nënvizoi se Komuniteti Hebraik Amerikan, si organizatë përfaqësuese e një kombi me kujtesë të qartë historike, ndjehet thellësisht mirënjohës për atë që shqiptarët dhanë ndaj hebrenjve në të kaluarën. Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit globale dhe sfidat e terrorizmit dhe sigurisë me të cilat përballet njerëzimi sot, Harris vuri në dukje se miqësia që Shqipëria ka me Izraelin, partneriteti që gëzon me SHBA-në dhe vlerat e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare që reflekton shoqëria shqiptare, përfaqësojnë një shembull suksesi për vendet e tjera në betejën për mbrojtjen e vlerave demokratike e shoqërore që na bashkojnë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.7%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë’, Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pasi Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e re
28 Shtator, 19:16
-
‘Merr vulën, jep Salianjin’, Basha reagon pas dënimit të deputetit të PD: Pazar i ndyrë Rama-Berisha, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje
28 Shtator, 19:11
-
SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump
28 Shtator, 18:50
-
Kategoria e Parë/ Besa përmbys Apoloninë në Fier dhe mban kreun, Flamurtari dhe Vora fitore presioni! Tri pikë për Kukësin
28 Shtator, 18:24
-
Të huajt në Shqipëri për ‘turizëm’ mjekësor, 2 miqtë italianë kryejnë transplant flokësh: Çmimet më të lira në Tiranë se sa në Itali, mjekët profesionistë
28 Shtator, 18:15
-
Korçë/ Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë! Autori thyen xhamin e derës dhe tenton të largohet nga tualeti gjatë arrestimit
28 Shtator, 18:05
-
Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë! Ndalet Man. City, Liverpool ka shansin për kreun
28 Shtator, 18:05
-
Ja cilat janë 3 shenjat më të disiplinuara të horoskopit
28 Shtator, 17:53
-
Granit Xhaka në fushë, sot luhet Bayern Munich - Leverkusen! Fitojnë Leipzig e Gladbach
28 Shtator, 17:48
-
Vrasja e Nasrallahut, 'humbje e madhe' për Hezbollahun dhe Iranin
28 Shtator, 17:42
-
Kosovë/ Një vit pas vrasjes së policit, Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut
28 Shtator, 17:37
-
‘Ja si flet një tradhtar’, Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si ‘vëllaun e Vuçiçit’
28 Shtator, 17:25