Meta tha se procesi i reformës në drejtësi është thelbësor jo vetëm për integrimin evropian të vendit, por edhe për krijimin e një klime më të besueshme biznesi.
Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipëria mbështetet tek përkrahja dhe eksperienca e Hungarisë në drejtim të integrimit evropian si dhe mirëpret investimet hungareze në vend.
Ndërsa, Ader tha se Hungaria është mbështetëse e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. “Alfa dhe omega e progresit dhe e hapjes së negociatave është reformimi i sistemit të drejtësisë”, u shpreh ai.
Më herët, presidenti hungarez takoi edhe homologun shqiptar Bujar Nishani. Gjatë deklaratës për mediat të dy presidentëve, u bë e ditur edhe krijimi i një linje ajrore Shqipëri-Hungari.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)