Gjatë këtij takimit, Roberts vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duke nënvizuar se prezenca e Meta në SHBA kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e këtyre marrëdhënieve.
Ndër të tjera, në këtë takim Roberts theksoi se: “Është një privilegj që ju kemi sot këtu në një moment kaq të veçantë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij eventi. Jeni shumë i mirëpritur. Ne besojmë se në të ardhmen bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të jetë edhe më i ngushtë”.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e falënderoi senatorin Roberts për pritjen e tij duke nënvizuar se Shqipëria mbështetet fuqimisht tek bashkëpunimi i ngushtë me SHBA. “Ju falënderoj që më ftuat këtu dhe ne mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e marrëdhënieve tona. Ne besojmë se marrëdhëniet tona do të jenë edhe më të forta dhe do të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë në shumë fusha, edhe në atë të agrikulturës”,- tha Meta.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com