TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaron se marrëveshja e vetme mes PS-së e LSI-së është ajo në Shkodër dhe se lidhur me kryeministrin do të jenë qytetarët që do të vendosin më 23 qershor. Në një intervistë dhënë mbrëmë për emisionin “Opinion” në tv Klan Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim këtë koalicion e ka afatgjatë, e ka strategjik, që do të thotë edhe pas 23 qershorit. “Edhe në rast se nuk do të fitonte ky koalicion, gjë që nuk mund të ndodhë, do të vazhdonte këtë koalicion qoftë edhe në opozitë me Partinë Socialiste.”
Do t’i qëndroni idesë se z. Naço që do të jeni ju kryeministër, apo i qëndroni idesë që partia që ka më shumë mandate do të ketë dhe kryetarin e saj kryeministër?
Unë mendoj që kur të vijë z. Naço këtu, ju mund ti drejtoheni atij për këtë pyetje. Së dyti, në gjithë programin tonë dhe planin tonë, nuk kemi ndonjë çështje të tillë. unë mund të them që kjo çështje do të zgjidhet me respekt të votës së qytetarëve, me respekt të rregullave të demokracisë.
Kjo do të thotë që do të jetë z. Rama kryeministër?
Unë e dhashë përgjigjen. Qytetarët do të votojnë në 23 qershor, dhe ne do të respektojmë votën e tyre.
Keni thënë që çështja e kryeministrit është çështja më e parëndësishme, dhe se gjëja më e rëndësishme në zgjedhje është largimi i Sali Berishës. I qëndroni akoma kësaj që keni thënë?
Nuk më ndihmuan socialistët mua për të larguar doktorin, sepse unë i kërkova edhe një jave përpara. Tani situata është ndryshe, doktori në 23 qershor do të respektojë vendimin e sovranit, do të mbajë premtimin që të mos e lëshojë karrigen, falë tolerancës dhe kompromisit që kemi ofruar që ta marri me vete. Rëndësi ka që ai të ndihet mirë kudo që ta vendosë karrigen.
Në çfarë mënyre do të rakordoni pikëpamjet tuaja dhe konceptin tuaj qeverisës me Partinë Socialiste për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit?
Koalicioni paraelektoral që ne kemi bërë me Partinë Socialiste do të thotë që ky është një koalicion edhe pas zgjedhor. Nuk del kurrë 70 me 70, do të dalë 80 me 60. Por, as kjo nuk është më e rëndësishme. Në respekt të demokracisë, të jeni të sigurt se në rast ndodh edhe ajo që nuk mund të ndodhë, Lëvizja Socialiste për Integrim këtë koalicion e ka afatgjatë, e ka strategjik, që do të thotë që edhe pas 23 qershorit. Edhe në rast se nuk do të fitonte ky koalicion, gjë që nuk mund të ndodhë, do të vazhdonte këtë koalicion qoftë edhe në opozitë me Partinë Socialiste.
Sikur Partia Demokratike të dalë parti e parë dhe t’ju ofrojë postin e kryeministrit, e pranoni ju?
Mua këtë gjë ma kanë propozuar vazhdimisht, por unë kam respekt për votën e qytetarëve shqiptarë dhe nuk kam problemin tim se as çfarë do të jem, as se çfarë do të jenë kolegët e mi. Por, çdo të bëjmë ne që Shqipëria të jetë një vend më i mirë për të gjithë shqiptarët për të jetuar këtu dhe për ta gjetur të ardhmen e tyre këtu.
Z. Meta, çështja e zgjedhjes së kryeministrit është shumë e rëndësishme apo ajo?
Në rast se LSI del parti e parë e koalicionit, nuk është e thënë që do të jem unë patjetër, ka edhe kolegë të tjerë. Pse duhet ta marrim kështu gjë?
Z. Meta ju mendoni që as ju, as Rama të mos jetë kryeministër?
Nuk mendoj këtë gjë. Nuk është kjo e rëndësishme për qytetarët. Për qytetarët është e rëndësishme që t’u jepet zgjidhje problemeve të tyre. Ky është përqendrimi ynë dhe ne jemi në funksion të kësaj gjëje. Ne për këtë çështje respektojmë votën e qytetarëve shqiptarë dhe rregullat e demokracisë. Në rast se del Partia Demokratike parti e parë si numër mandatesh, kjo nuk ka asnjë vlerë sepse rëndësi ka cili do të jetë koalicioni i parë.
Ju si koalicion, a keni kandidat për Kryeministër apo jo ?
Nuk ka rëndësi fare kjo. Ne kemi një program shumë të qartë për qytetarët shqiptarë. Çështja e Kryeministrit e zgjidhin qytetarët shqiptarë në bazë të votës së tyre.
Nuk ka një marrëveshje koalicioni se kush do të jetë kryeministër?
Koalicioni ka vetëm marrëveshjen e Shkodrës. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë.
Nëse PS del parti e parë, do të jetë Rama kryeministër?
Ajo është një çështje që e vendos Partia Socialiste dhe nuk kushtëzojmë Partinë Socialiste. Për ne është e rëndësishme programi i qeverisë ku ne do të marrim pjesë dhe përgjegjësi. Rëndësi ka të hapen vendet e reja të punës, nuk ka rëndësi se kush do të jetë Kryeministër.
Z. Meta, ju fajësoni politikën për krizën e thellë ekonomike në vend. A mendoni se ka dështuar në këto 20 vjet Shqipëria të prodhojë një klasë politike, një elitë politike edhe të përgjegjshme, edhe të moralshme dhe mbi të gjitha të mençur?
Unë mendoj se, për fat të keq, vendi nuk ka atë klasë politike që duhet të kishte pas 23 vitesh pluralizëm dhe eksperience demokratike, që të kishte pjekurinë e duhur politike dhe efikasitetin e duhur për të zgjidhur problemet më të mëdha që ka vendi. Dhe kjo ka ardhur për shkak të mungesës së kulturës demokratike brenda klasës politike dhe brenda partive në përgjithësi. Dhe së dyti, për shkak të një egocentrizmi absurd, i cili ka nxjerrë shpesh jashtë loje institucionet, dialogun dhe bashkëpunimin brenda dhe midis institucioneve. Tani ka ardhur koha që klasa politike të marrë përgjegjësi, të bëjë kompromiset kur duhet sepse demokracia është marrëveshje dhe këto duhen bërë në respekt të interesave të vendit. Kemi harxhuar shumë kohë të dobishme prandaj tashmë është koha të ecim më shpejt.
Ju e dini se Shqipëria ka një ndarje administrative që e ka shumë të copëtuar, që nuk duhet të ekzistojë më dhe që mbahet edhe për arsye elektorale. A keni ju një koncept për ta ndryshuar këtë?
Ne do të punojmë që të kemi një konsensus për ta realizuar këtë gjë dhe besoj se do ta kemi këtë siç e patëm edhe për tre ligjet.
A keni një koment rreth faktit se qeveritë fitojnë në fshat?
Këtë radhë fitorja e së majtës do të jetë kudo në përmasa si në kryeqytet, si në qytete ashtu edhe në fshat, 80 me 60.
Dhe pak ditë na ndajnë nga fushata dhe ajo që vihet re është që, nuk ka një program të përbashkët dhe një kryeministër. Elementi i dytë është që PS është thënë që pa bashkimin me LSI nuk do të fitonte? Pse mendoni që ky koalicionin mekanik do të sjellë një rezultat politik kur jo gjithmonë aritmetika kthehet gjithmonë në politikë? A keni ndonjë dyshim që shqiptarët mund ta ndëshkojnë këtë bashkim?
Ju keni hallin a do të na votojnë shqiptarët. Unë mendoj që qytetarët shqiptarë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Zgjedhja e tyre është rrotacioni, është ndryshimi, është fundi i një politike euforike, që nuk ka lidhje me realitetin që ata prekin çdo ditë. Kjo zgjedhje që ata bëjnë, pavarësisht se kanë një votë natyrisht që do të zgjedhin dhe për forcat politike mbi bazë të së kaluarës së tyre, mbi bazë të asaj që propozojnë, mbi bazë të diferencave që ato mund të shikojnë. Por e përbashkëta e votës së tyre që do të jetë vota e shumicës dërmuese të qytetarëve shqiptarë dhe e PS, LSI apo qoftë dhe z. Gjinushi e kështu me radhë, është pikërisht që të kontribuojmë për një qeverisje e cila ndeshet me problemet dhe e cila nuk i ikën realitetit siç ka ndodhur me lidershipin e qeverisjes aktuale që është shkëputur tërësisht nga realiteti dhe nuk mundet të përfaqësojë një garanci për të zgjidhur problemet e shtruara të qytetarëve.
Në këndvështrimin moral çfarë përgjigje keni ju për ata kritikë që kanë dyshime për këtë bashkim. Pse nuk e bëtë më përpara, pse nuk ikët më përpara ikjen nga kjo qeveri?
Sepse ne kishim nënshkruar një marrëveshje me PD, dhe e kishim si angazhim ti qëndronim kësaj marrëveshje pavarësisht nga mospajtimet në raste të caktuara. Pavarësisht nga konceptet e ndryshme për çështje të ndryshme. Ka patur vetëm një rast ku ne kemi qenë të vendosur për ta prishur këtë marrëveshje dhe kjo kishte të bënte me një interes madhor të vendit, ka qenë çështja e raporteve të Shqipërisë me NATON, atëherë ne kemi qenë të qartë dhe të prerë, se në qoftë se kjo çështje do të cenojë marrëdhëniet e Shqipërisë me NATON ne nuk kemi vend në një mazhorancë dhe në një qeveri të tillë. Për çështje konkrete. Nëse kjo çështje do të cenojë marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n ne nuk kemi më vend në një mazhorancë dhe në një qeveri të tillë. Për shembull ne kemi qenë kundër edhe për vendosjen e TVSH-së për barnat. Është vendosur me shumicë votash në mbledhje qeverie. Në fund të fundit ne kemi pasur atë përfaqësim që kemi pasur. E rëndësishme është përpjekja jonë për t’i shërbyer stabilitetit integrimit të vendit.
Bashkoheni me konceptin e z. Rama që Berisha është një gjysh me antiplumb që nuk mund ta qeverisë më vendin?
E rëndësishme është që PD nuk është shumicë në Shqipëri, historikisht. Është në qeverisje për problemet që ka pasur e majta. Bashkimi PS-LSI është automatikisht bashkimi i shqiptarëve pavarësisht nga problemet dhe është një bashkim i natyrshëm. Tani z. Berisha është bërë një pengesë për vendin sepse është kthyer në një pengesë për vendin. Ai e ka përfunduar kohën e vet të drejtimit të vendit. Tani Shqipëria ka nevojë për një qeveri që merret me problemet dhe jo një qeveri që do t’ia kalojë Gjermanisë patjetër.
Çfarë do të bëni ju për ekuilibrimin e pushteteve?
Lidhur me çështjen e pushteteve. Mazhoranca e re do të sjellin këtë ekuilibër dhe të gjithë shqiptarët do të ndjehen mirë se do të jenë të përfaqësuar, edhe opozita. Opozita do të ketë një President që është i zgjedhuri i saj dhe do të mbrojë interesat e saj. Vendoset një bazë objektive për bashkëpunimin institucional në vend. Problemi më i madh që ka pasur Shqipëria ka qenë ajo e mosbashkëpunimit politik. Do të vendoset ky bashkëpunim midis institucioneve. Kjo do të rrisë standardet sepse do të rrisë vetvetiu standarde.
Cili është komenti juaj në lidhje me çështjen e nacionalizmit?
Unë mendoj se patriotizmi më i mirë për ne, sidomos për politikanët, është të punojmë që të vëmë Shqipërinë dhe shqiptarët në punë dhe të eksportojmë jashtë sa më shumë produkte “Made in Albania”. Ky është nacionalizmi më i mirë. Kjo do të jetë kryevepra e nacionalizmit tonë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com