Meta: S'di që Blushi të themelojë
parti, debati në PS, i natyrshëm

Meta: S'di që Blushi të themelojë<br />parti, debati në PS, i natyrshëm
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se debati brenda Partisë Socialiste, i shërben vetë forcës së madhe politike të mazhorancës, dhe se sipas tij, gjithnjë ka patur debate edhe midis mazhorancës, apo në komisionet parlamentare. Kreu i Kuvendit, theksoi se nuk ka informacion për një përpjekje brenda PS, për themelimin e një force të re politike. “Nuk kam dëgjuar se dikush ka shpallur ndonjë alternativë për të krijuar ndonjë forcë të re politike”.

Sipas tij, Kongresi do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit që e presin të gjithë socialistët, progresistët, por dhe të gjithë shqiptarët, sepse padyshim që është bërë një progres i rëndësishëm në këto 30 muaj.
 
Mund të themi që debati që ka aktualisht PS midis z. Rama dhe z. Blushi është një rikthim i një skenari Meta-Nano?
Mendoj se PS është një parti e madhe dhe debati është i natyrshëm, sepse në përgjithësi debati është diçka e re, apo debati është një herezi. Ne debate kemi pasur vazhdimisht brenda koalicionit për çështja të caktuara, brenda grupeve parlamentare. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por PS ka të gjitha eksperiencat besoj për ta zhvilluar debatin gjithmonë në mënyrë demokratike dhe për të përfituar nga debati, dhe jo vetëm PS, por i gjithë vendi, sepse është forcë kryesore qeverisëse.
 
Debati i atëhershëm prodhoi edhe LSI-në. Mund të kemi një parti tjetër të majtë sipas jush, si njeri me përvojë në këtë pikë?
Nuk kam dëgjuar se dikush ka shpallur ndonjë alternativë për të krijuar ndonjë forcë të re politike. Absolutisht besoj se ky Kongres do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit që e presin të gjithë socialistët, progresistët, por dhe të gjithë shqiptarët, sepse padyshim që është bërë një progres i rëndësishëm në këto 30 muaj. Por vështirësitë e akumuluara kanë qenë të mëdha, presionet nga jashtë, flas për efektet e situatës ekonomike dhe financiare në Eurozonë, janë të mëdha, problemet e tjera ju i dini, kriza e refugjatëve dhe sfida të tjera nuk janë ndihmuese. Kështu që me këtë përgjegjshmëri unë jam i bindur se do të arrihet të ecet në mënyrë të sigurt në plotësimin e atyre pritshmërive që kanë të gjithë socialistët dhe të gjithë shqiptarët.
 
Z. Meta, ju u larguat nga PS për shkak të demokracisë së brendshme. Thoni që nuk ka një platformë, por në fakt ka një paketë me disa propozime nga ai që është konsideruar kandidati kryesor për të marrë kryesimin e partisë, nga z. Ben Blushi?
Ju dëshironi të më bëni mua pjesë të Kongresit. Unë jam i ftuar në Kongres, nuk jam delegat i Kongresit. Ishte kënaqësi të përshëndesja të gjithë socialistët dhe t’i urojë edhe një herë suksese atyre. Faleminderit.

Redaksia Online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare