Meta s’dha plotfuqinë për paktin
me Greqinë,Rama përgjigje epike!

Meta s’dha plotfuqinë për paktin<br />me Greqinë,Rama përgjigje epike!<br>
Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Presidentit Ilir Meta për t’i vendosur disa kushte ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, lidhur me negociatat me Greqinë.

Rama ka deklaruar se ndan me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që të gjitha kanionet të jenë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit për Beratit.

Ai deklaroi se është vendi i gabuar për t’u pyetur për plotfuqinë e Presidentit mbi paktin detar me Greqinë, duke treguar se ka qenë pikërisht Meta që e ka prezantuar me kanionet.

"Unë ndaj me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë së Beratit. Për sa i përket pyetjes suaj,  besoj se unë e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i heq asnjë presje. Nëse ju keni ardhur deri këtu, për të nxjerrë një lajm se ka një problem mes meje dhe presidentit, është vendi më i gabuar për ta bërë këtë sepse jemi jo larg kanioneve e mbi të gjitha unë kam dhe detyrimin e mirënjohjes ndaj presidentit që më ka prezantuar me kanionet dhe falë ftesës së tij, kam bërë dhe rafting për herë të parë.

Ju ftoj edhe juve që të vini, sapo të fillojë koha e rafting dhe të bëni edhe ju rafting, siç kam bërë unë. Atëherë do kuptoni se pse përgjigja ime këtu nuk është aspak ironike dhe aspak për t'i ikur pyetjes tuaj, por është e vetmja përgjigje që unë mund të jepja përderisa erdhët deri këtu për Presidentin",
tha Rama

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen