Meta shmang komentet për Çakon:
Pasuesi, figurë me integritet të lartë

Meta shmang komentet për Çakon:<br />Pasuesi, figurë me integritet të lartë<br>
Presidenti Ilir Meta ka shmangur komentet rreth shkarkimit të Haki Çakos nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Meta foli për pasuesin e Çakos, Rebani Jaupaj, të cilin e vlerësoi si figurë me integritet të lartë. 

"Me rëndësi është që në krye të policisë së shtetit zgjidhet një figurë me integritet të lartë, sepse struktura e policisë duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga politika", u shpreh Meta. 

Kreu i Shtetit tha se nevojitet bashkëpunim mes institucioneve në luftën kundër krimit dhe kanabisi. "Ajo që mbetet për t'u parë është forcimi i bashkëshpunimit mes institucioneve, në luftën kundër kanabisit dhe drogërave të forta", tha ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan