Meta: Shoqëria shqiptare
është në krizë përfaqësimi

Meta: Shoqëria shqiptare<br />është në krizë përfaqësimi
Kryetari i kuvendit Ilir Meta i është rikthyer idesë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në një panel ku diskutohej mbi nivelin e deputetëve në parlament dhe situatën e fundit konfliktuale në këtë institucion, Meta foli për një sistem zgjedhor ku kryetarët të mos jetë monopolistë.
 
"Jemi në kohë që në sistemin zgjedhor të bëjmë një ndryshim. Dhe ideja që pse bëjmë marrëveshje jashtë parlamentit. Rëndësi ka të jenë transparente, por gjithmonë kur bëjmë një marrëveshje jashtë parlamentit, do me thënë që ka një situatë krize të veçantë e cila nuk është arritur të zgjidhet deri në atë moment në mënyrë normale në parlament. Problemi kryesor është një krizë përfaqësimi e shoqërisë dhe qytetarvëe. Sot është shumë e vështirë të thuash se ky deputet ose ky qytetar këtë deputet ka," u shpreh Meta.

Por ndryshimi i sistemit sipas Arben Imamit të PD-së nuk do të zgjidhë asgjë. "Nuk është për shkak të ligjit, të jeë të siguritë. Edhe me një ligj maxhoritar do të kemi të njëjtën pamje të parlamentit," tha Imami.

Ndërsa Pandeli Majko e lidh nivelin aktual të deputetëve me çmimin e votave.

"Dështimi në politik është së pari dështim intelektual. Po ju them një fakt që  nuk thuhet rëndom në asnjë vend por thuhet në lokalet e Tiranës apo politikës. Në zgjedhjet e fundit një votë ka kushtuar 50 euro. Ky ka qenë çmimi zyrtar," deklaroi Majko.

Një tjetër problem në parlamentin e sotëm krahas bojkotit të opozitës sipas kryeparlamentarit Meta, është dhe tentativë e qeverisë për t’i imponuar axhendën e saj, në një kohë kur është kuvendi ai që duhet të rrisë më shumë kontrollin ndaj qeverisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'