Meta: Shqiptarët jo vetëm që duhet
të votojnë, por duhet të zgjedhin

Meta: Shqiptarët jo vetëm që duhet<br />të votojnë, por duhet të zgjedhin
TIRANË-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta njëherësh edhe Kreu i Kuvendit, ka zhvilluar këtë të hënë takime me strukturat e Njësisë 8 në kryeqytet.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, etj.

Në kuadër të zgjedhjeve të 18 qershorit, Meta theksoi se shqiptarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin jo vetëm midis partive, por edhe brenda një force politike kandidatët që ata besojnë më shumë. Kryetari i LSI-së u shpreh se për kandidatët për deputetë do të kërkohet mendimi i çdo anëtari të partisë kudo në të gjithë vendin.
 
“Ne besojmë se shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por mbi të gjitha duhet të zgjedhin, dhe të zgjedhin jo vetëm midis partive, por të kenë mundësi të zgjedhin brenda një force politike kandidatët që ata besojnë më shumë dhe që do të bëjnë më shumë për qytetarët në të ardhmen. LSI për listat që do të paraqesë për kandidatët për deputet do të kërkojë mendimin e çdo anëtari të saj kudo në të gjithë vendin'',-tha Meta.  

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu