Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta e cilëson bashkëpunimin me Kuvajtin, mjaft të mirë, duke theksuar se atje ka gjetur një pritje mjaft të ngrohtë, e sidomos gatishmëri për forcimin e këtij bashkëpunimi. Në një intervistë dhënë për një televizion vendas, Meta ka folur për marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve.
"Kuvajti është një vend shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne e konsiderojmë jo vetëm një vend mik por një vend vëlla. Shqipëria ka qenë gjithnjë në krah të Kuvajtit në momentet e vështira që Kuvajti ka kaluar, por edhe Kuvajti ka qenë në mbështetje të Shqipërisë e Kosovës në momente të vështira. Jam i bindur se Shqipëria do të jetë një portë shumë e rëndësishmë për investitorët e Kuvajtit në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore." u shpreh Meta
Më tej, kreu i Kuvendit të Shqiëprië i ka thënë televizionin kuvajtian se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë, është diskutuar mbi bashkëpunim jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por një sërë sektorësh të tjerë të rëndësishëm.
"Bashkëpunimi ka qenë në fusha të rëndësishme, në të gjitha fushat ka bashkëpunim shumë të mirë. Edhe në fushën e shëndetësisë ka patur dhe do të ketë kontribute të rëndësishme të bashkëpunimit. Është duke u përgatitur një marrëveshje midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë. Fondi Kuvajtian për Zhvillim ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe në të kaluarën. Ky është një bashkëpunim që do të vazhdojë patjetër edhe në të ardhmen. Ne vlerësojmë kontributin që jep Kuvajti për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Lindjen e Mesme." theksoi Meta
Meta vlerësoi më tej rolin stabilizues të Kuvajtit jo vetëm në lindjen e mesme por edhe më gjerë, ndërsa shprehu qëndrim pozitiv ndaj kandidaturës së Kuvajtit për anëtare jo të përhershme të këshillit të sigurimit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com