Ilir Meta shpërndau një lajm ditën e djeshme që në datën 26 prillit, pra 24 orë pas ditës së zgjedhjeve, ai do të japë dorëheqjen si president, pasi do të zgjidhet kryeministër dhe ministër i Brendshëm, ndërsa në vendin e tij si president do të zgjidhet Sali Berisha, ose ndoshta edhe Rexhep Meidani. Lajmi u kalua nga njerëz të stafit të Ilir Metës te gazetarë që ndjekin opozitën, por teksti ishte kopsitur kaq keq dhe jashtë çdo logjike sa ishte qartësisht një fake neës. Megjithatë lajmi u shpërnda me urdhër nëpërmjet televizionit të afërt me të, Ora News, dhe pas Orës dhe nga media e tjera afër LSI.
PD, e kapur në befasi nga ky lajm i nxjerrë nga vetë Meta, ngaqë nuk ka guxim t’i përgjigjet Metës, thotë se në fakt lajmi është diversion i Ramës. Detyra për ta përgënjeshtruar e ka marrë përsipër nënkryetari i PD, Edi Paloka.
“Paska filluar sërish me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i dëshpëruar mund të jetë njeriu dhe sa tmerrshëm e zhysin sondazhet sa kërkon të joshë sa majtas sa djathtas. Njëherë donte të bëhej president, tani do e hiqka Metën nga presidenca e do e bëka ministër të Brendshëm. I ke bërë llogarit gabim o i marrë po njerëzit s'janë dele. S'ka pazar që të shpëton ty dhe kriminelet që të sollën dhe të mbajnë në pushtet. S'do këtë kurrë amnisti për ty e as për asnjë kriminel që pret të të sjellë vota ty dhe shpurës tënde Meta ta ka bërë të qartë se s'ke asnjë shans ta heqësh që aty deri sa t'i mbarojë mandati. E provove dhe dështove,” shkruan Edi Paloka në faqen e vet në Facebook.
Postimi i Edi Palokës në Facebook
Por, se si mund të bëjë diversion Edi Rama me stafin dhe televizionin e Ilir Metës, vetëm PD mund ta shpjegojë. Se i bie që Rama po tallet me Metën, duke përdorur njerëzit e tij, ndërkohë që dihet që Rama nuk ka asnjë afërsi me televizionin e Ylli Ndroqit. Madje këta e kanë shpallur armik, pas konfliktit të fundit për sekuestrimin e pasurive të Ndroqit, i cili ka qenë i dënuar për trafik droge në Turqi dhe nën hetim në Itali.
Mbetet për të kuptuar qëllimin që ka pasur Ilir Meta për ta shpërndarë këtë lajm aq të pabesueshëm sa edhe pa logjike nga çdo pikëpamje. Përgjigjja më e thjeshtë është se lajmi ka qenë pjesë e presionit të brendshëm mbi negociatat që ka filluar opozita e bashkuar për të organizuar listat për zgjedhjet e ardhshme.
Qellimi I mesazhit te Metes eshte Basha.Ose duan ti thone qe vendet I zume vete,ti do behesh e shumta kryetar parlamenti,ose eshte provokim po ndaj ti,kushedi pse?
PërgjigjuOre ky popull eshte i zgjuar ,iku koha kur dilnin dhe rriheshin me njeri tjetrin tani shohin,degjojen dhe vleresojen me vote .Nuk eshte e lehte te harrohen vrasjet qe ka bere plaku i mere, nuk harrohet 97 ta ,populli ka shume kujtime te hidhura nga pd- Lsi.Derisa pd nuk largon figurat e urruera asnjehere ska per te ardhur ne pushtet , por ata jane te lumtur disa se do futen ne parlament ,me kaq jane te kenaqur se u katandisen me keq se babalja ne Vlore hahaha.
PërgjigjuNqs me 25 Prill PD dhe LSI marrin shumicen per te bere qeverine, dhe PS kalon ne opozite...hallall... jo kryeminister, por Ilir Meta te shpallet MBRET. Ne te kundert ai le te behet burre, te jape vertete dorheqejen, ti nenshtrohet vetingut si qytetar i thjeshte, e po doli i paster te riciklohet prap ne plotike, ne te kundert te pergjigjet para drejtesise per te gjitha aferat qe akuzohet!
PërgjigjuO Paloqe ik te portolallia zevendeso Salsano Rapin te roli gagaçit te pershtatet keshtu dhe njerezit qeshin me ty e nuk te shane kush se i keni bere robte e shpise tabele qitje, sha njeri sha tjetri e ti su pergjigjesh dote,sa te ndezesh motorinen ti kane mbaru pune dynjaja me robte e tu
PërgjigjuTe dy te dhime jane jashtqitje
Përgjigjueh ca po i boni ketij populli dele ju.. Shprese vetem te Usa se ju rroni 100 vite keshtu si e keni kapur kete vend
PërgjigjuKy eshte fake news alla trump. Mos u merrni me budalleqe edhe me budallenj
PërgjigjuKêshtu do tê ndodhi! Vetém duke kapur kryeministrin dhe presidentin saliu dhe meta dotë rikapin organet e drejtêsisê pêr té siguruar e trashêguar pasurit e vjedhura ! Me lulin kryeministêr ndihen mê tê pa sigurtê se sa me ramén ! luli êshtê "shoku luli"i amb.amerikane,dhe tashmê dihet botêrishtê se até murin e kullês sé drejtësisê qê ustallarêt amerikanë ngrejnê ditê, saliu dhe meta e rrézojné natén !.luli êshté frikacak,e ha presionin,té gênjen edhe pér orén !.
PërgjigjuPersona te till,qe shkruajne e flasin me gjuhe rrugaçrie,nuk meritojne te pefaqsojne asnji shtrese te popullsis,large nga institucionet shteterore rrugaç te till:
PërgjigjuPo cfare merreni me thuthuqin e pd se qe si duket i ka ardhur fundi politik dhe sdo jete me ne liste dhe ben sikur lef nganjehere si qen rrugesh, si kone e vogel
PërgjigjuNjeni mu** e tjetri kake
PërgjigjuMadje këta e kanë shpallur armik, pas konfliktit të fundit për sekuestrimin e pasurive të Ndroqit,?!!!!
Përgjigju