Shqipëria është e vendosur të përmbush të gjitha rekomandimet e Progres Raportit te Komisionit Evropian dhe se shpreson që vitin e ardhshëm të hapë negociatat për anëtarësim “ ka qenë kjo deklarata e kryeparlamentarit të kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me Zv. Presidentin e Parlamentit Gjerman, Johannes Singhammer në Berlin.
Kryeparlamentari u ndal tek reforma në drejtësi dhe konsensusi e arritur për dekriminalizimin.
Nga ana tij zyrtari gjerman theksoi rëndësinë e parandalimit të emigracionit të paligjshëm. Sipas tij ekzistojnë të ggjitha mundësitë që përmes arsimimit profesional, të rinjtë shqiptarë të punësohen në mënyrë legale.
Ndrësa me Wolfgang Hellmich, kryetari i Komisionit Parlamentar te Mbrojtjes, biseda u fokusua veçanërisht tek kriza në Lindjen e Mesme rreziku ne rritje që vjen nga terrorizmi dhe ISIS.
Siguria, terrorizmi dhe bashkëpunimi në kuadër të natos ishin në qendër dhe të takimit të metës Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Ralf Brauksiepe
Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin e oficereve të Forcave tona të Armatosura dhe theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luaj me përkushtim rolin e saj në NATO, rajon dhe sfidat e tjera globale.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com