Meta: Skrapari do të kthehet në
qendër të rëndësishme turistike

Meta: Skrapari do të kthehet në<br />qendër të rëndësishme turistike
Pas fitores së kandidatit të ASHE-së Nesim Spahiu në bashkinë e Skraparit kreu i LSI-së Meta ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar për këtë qëllim nga ku theksoi se Skrapari do të kthehet në një qendër të rëndësishme turizmi.

Gjatë kësaj mbledhje të parë të këshillit bashkiak, kryetari i ri i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu bëri betimin e tij ashtu si edhe anëtarët rinj të këshillit. Vlen për t’u theksuar se  Spahiu ishte njëkohësisht kandidati më i votuar në zgjedhjet e fundit vendore, duke u shpallur fitues me 86,34% të votave. 

Meta tha se bashkia e re, pas reformës territoriale ka mundësi të reja për progres ekonomik dhe social, duke premtuar se Skrapari do të kthehet në një qendër turizmi dhe agro­turizmi.

“Nuk mund të mungoja në këtë ceremoni të betimit të këshilltarëve dhe të kryetarit të ri të bashkisë së re të Skraparit, në këtë konstituim shumë të rëndësishëm të një bashkie të re, shumë më e madhe se ajo e para, si një bazë e shkëlqyer për të shtuar mundësitë për progresin social dhe ekonomik të gjithë banorëve të kësaj zone përmes një implementimi të suksesshëm të reformës administrative-territoriale dhe unë besoj shumë tek fryma juaj e bashkëpunimit këtu. Besoj shumë edhe tek vullneti i kryetari të ri të Bashkisë Skrapar për të punuar ngushtë me këshillin e ri dhe me të gjithë anëtarët e tij në mënyrë që Bashkia e re e Skraparit të jetë një ndër modelet më të suksesshme në të gjithë vendin për të arritur atë objektiv kryesor që kishte dhe që ka reforma administrative-territoriale për ne, por sidomos për të gjithë komunitetin që është garantimi i shërbimeve të reja të një niveli të lartë dhe në mënyrë të veçantë, mundësitë në rritje për punësimin e të rinjve e të rejave në këto zona dhe gjithë banorëve të tjerë në mënyrë që gjithnjë e më shumë, fëmijët tuaj ta shohin të ardhmen në mundësitë jo të pakta që gjithnjë e më shumë Skrapari ofron për të ardhmen e tij”, tha Kryetari i Kuvendit. 

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se me mbështetjen e pushtet vendor, ky komunitet do të ketë një progres të shkëlqyer, për ta kthyer Skraparin në një qendër të rëndësishme zhvillimi.

Jam i bindur që edhe kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu dhe të gjithë ju së bashku do të arrini të mishëroni atë çka nënkuptojnë vetë zgjedhjet vendore, përkushtimin pa dallime politike, pa dallime partiake për t’u shërbyer qytetarëve njësoj dhe për të zgjidhur problemet e përditshme dhe të vazhdueshme të cilët ata ndeshen. Në këtë mënyrë unë jam i bindur që ky komunitet do të ketë një progres të shkëlqyer dhen e padyshim që do të jemi dëshmitar në muajt që vijnë, por edhe në vitet që vijnë se Skrapari nga një vend shumë kohë më parë, deri diku i braktisur, do të kthehet në një qendër të rëndësishme, jo vetëm të zhvillimit të tij, por edhe të zhvillimit të turizmit, të agro-turizmit në të gjithë këtë pjesë të vendit dhe do të bëhet gjithë edhe më i vizituar, më i kërkuar për turistët vendas dhe për turitët e huaj”, theksoi z. Meta duke shtuar në mbyllje se Skrapari ofron mundësi të shkëlqyera dhe ka shumë resurse të pashfrytëzuara të cilat me projekte konkrete do të vihen në lëvizje për të hapur vende të reja pune- tha Meta

Kryetari i ri i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu tha se me ndarjen e re administrative kjo njësi vendore merr përgjegjësi të mëdha dhe se duhet bërë më shumë për komunitetin, duke u ofruar zgjidhje për çdo problem që të ketë.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë