KORÇE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga qyteti i Korçës ka hedhur akuza ndaj klasës politike në vend, e cila sipas tij po vonon marrjen e statusit të vendit kandidat.

Meta i cili ishte i pranishëm në një takim më strukturat e LSI në këtë qytet u shpreh se politikanët shqiptare i dëgjuan me vëmendje mesazhet e sekretares shtetit amerikan Hillari Klinton, ndërsa pak ditë më vonë rifilluan sërish sharjet.

“Jam i shokuar nga ato çka dëgjova në parlament vetëm pak ditë pas mesazhit kuptimplotë që dha sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. Deputetet të cilët e duartrokitën me kërshëri filluan me sagën e tyre të sharjeve e të fyerjeve. Bashkëpunimi i munguar i klasës politike shqiptare na bën të mos jemi shumë optimist në marrjen e statusit të vendit kandidat”, u shpreh Meta.

Lideri i LSI-së i bëri thirrje klasës politike të gjejnë konsensusin e munguar dhe të vendosin në plan të parë interesat e atdheut, ndërsa u shpreh optimist për rezultatet që pritet të arrije LSI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

(eç/shqiptarja.com)