Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
Meta tha sot, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia e partisë së Lirisë, duke ju referuar hetimit ndaj ish Kryeministrit Sali Berisha, se kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, është një rreshter i Rilindjes.
Sipas tij, Dumani e ka kthyer SPAK-un në një organizatë kriminale dhe ka marr peng njerëz brenda opozitës.
"Është një rreshter i rilindjes që e ka kthyer me drejtimin e tij skapin në organizatë krimianle që mbron pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha. Sikurse u ka ardhur radha shumë ministrave që patën për garanci besën e Edi Ramës. Po kështu e ka përdorur dhe përdor institucionin e tij për të marrë peng njerëz brenda opozitës dhe partive të opzitës, për të bërë diversion, për të krijuar forca të reja politike, në mënyrë që të lehtësojë sa të mundet regjimin e kalbur të Edi Ramës, të kalojë edhe ca kohë. Por, nuk do të ketë asnjë sukses”, tha Meta.
Duke folur për situatën ekonomike, Meta tha se Shqipëria ka treguesin më të lartë të shlyrjes së borxhit sa i takon eksporteve të mallrave.
“Shqipëria ka treguesin më të lartë të shlyrjes së borxhit me eksportet e mallrave për arsye të nivelit shumë të ulët të eksporteve krahasuar me vendet e rajonit. Shqipërisë i duhen të ardhurat publike të 2.2 viteve fiskale për të shlyer borxhin, ndërkohë Kosovës i duhet 0,6 vit fiskal, Bosnjë-Hercegovinës 0.7 vit fiskal, Serbisë 1.1 vite, Malit të Zi 1.5 dhe Maqedonisë së Veriut i duhen të ardhurat publike të 1.7 viti fiskal për të shlyer borxhin", tha ai.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Libri me kujtime i Aredin Shytit: "E keqja e madhe” e ka emrin Sali Berisha
14 Janar, 17:12
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
14 Janar, 13:52
-
Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!
14 Janar, 13:38
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit! Reagon Nasip Naço
14 Janar, 12:44
-
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
14 Janar, 11:47
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58